KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndalimi i aktiviteteve të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse, Papa dënon vendimin e Ukrainës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Ndalimi i aktiviteteve të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse, Papa dënon vendimin e Ukrainës
BotaOpinion

Ndalimi i aktiviteteve të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse, Papa dënon vendimin e Ukrainës

Përditësimi i fundit: 25 Gusht, 2024 6:08 pm
113 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Papa Françesku e ka dënuar vendimin e Kievit për t’i ndaluar organizatat fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse.

“Asnjë kishë e krishtere nuk mund të përjashtohet direkt apo indirekt. Kishat nuk duhet të preken”, tha papa gjatë një lutje javore, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi legjislacionin që i ndalon aktivitetet e Kishave Ortodokse Ukrainase të lidhura me Rusinë në Ukrainë.

“Duke menduar për ligjin e miratuar së voni në Ukrainë, kam frikë për lirinë e atyre që luten”, tha Francesku.

Ai tha para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit se “nuk mund të bësh keq duke u lutur. Nëse dikush i bën diçka keq popullit të vet, ai është fajtor. Por, ai nuk mund të ketë bërë diçka keq duke u lutur”.

Duke e nënshkruar legjislacionin më 24 gusht, Zelensky nënvizoi atë që e quajti pavarësi shpirtërore të popullit ukrainas, duke thënë se Kisha Ortodokse e Ukrainës (OCU) “sot po ndërmerr hapa drejt clirimit nga djajtë e Moskës”.

OCU-ja, e cila është e lidhur me Kievin, e fitoi pavarësinë nga Patriarkana e Moskës prej Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës në vitin 2019.

Kisha Ortodokse Ukrainase e lidhur me Rusinë deklaroi se i prishi marrëdhëniet me Patriarkanën e Moskës më 2023, për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Megjithatë, autoritetet ukrainase e akuzuan atë se kishte ruajtur lidhjet me Moskën. Patriarku Kirill, udhëheqës i Kishës Ortodokse në Rusi, është mbështetës i zëshëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe i luftës kundër Ukrainës.

Ligjvënësit ukrainas e miratuan më 20 gusht legjislacionin që ndalon punën e organizatave fetare të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse, të cilën Kievi e sheh si mbështetëse të luftës së nisur prej Moskës në Ukrainë, më 2022.

Autoritetet ukrainase kanë kërkuar t’i ndalojnë aktivitetet e Kishës Ortodokse Ruse në Ukrainë prej se forcat e lidhur me Rusinë uzurpuan pjesë të vendit më 2014. Papa tha se gjithashtu është duke e përcjell me “dhimbje” luftën në Ukrainë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkëmbimet e forta të zjarrit, Izraeli dhe Hezbollahu: Nuk duam luftë, por jemi gati
Artikulli tjetër Noris “turpëron” Verstappenin në shtëpinë e tij

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.