KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Macron: Arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte vendim politik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Macron: Arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte vendim politik
Bota

Macron: Arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte vendim politik

Përditësimi i fundit: 27 Gusht, 2024 8:43 am
170 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se arrestimi i Pavel Durov, themeluesit dhe udhëheqësit të aplikacionit të mesazheve Telegram, nuk ishte politik.

“Arrestimi i presidentit të Telegramit në tokën franceze u krye si pjesë e një hetimi gjyqësor”, shkroi Macron në X.

“Tani kjo çështje është në duart e gjykatësve” , shtoi ai.

Durov u ndalua në aeroportin Bourget, në periferi të Parisit, më 24 gusht, dhe ende po merret në pyetje. Telegrami publikoi një deklaratë ku tha se Durovi “nuk ka asgjë për të fshehur”, duke shtuar se kjo platformë “po pret për zgjidhjen e shpejt të kësaj situate”. Mediat franceze kanë raportuar se OFMIN, një zyrë franceze që merret me parandalimin e dhunës ndaj të miturve, kishte lëshuar një fletarrestim për Durovin për shkelje të dyshuara, përfshirë mashtrim, kontrabandë me drogë, bullizëm në hapësirën kibernetike, krim të organizuar dhe promovim të terrorizmit.

“Në qendër të kësaj çështjeje është mungesa e moderimit [të përmbajtjes] dhe bashkëpunimi i platformës, veçmas për luftimin kundër pedofilisë”, shkroi në një postim në LinkedIn kreu i OFMIN, Jean-Michel Bernigaud.

Telegrami, me bazë në Dubai, ka më shumë se 900 milionë përdorues në mbarë botën. Gjatë një interviste në prill, Durov u zotua se Telegrami synon të jetë “një platformë neutrale” dhe jo “lojtar në gjeopolitikë”. Kritikët në Ukrainë, megjithatë thanë se kjo platformë shpërndan dezinformata dhe lehtëson veprimtari ilegale. Disa e kanë akuzuar Telegramin se ka lidhje me shtetin rus dhe e ndihmon në luftën kundër Ukrainës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Garë e ethshme në Izrael/ Partia e “Bibit” siguron pjesën më të madhe të votave

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Elon Musk kundër arrestimit të Pavel Durov, “merruni me Zuckerbergun”
Artikulli tjetër Dhunë seksuale gjatë luftës, ngrihet aktakuzë ndaj një serbi në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.