KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bankierët si dekor për autokratin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Bankierët si dekor për autokratin
EditorialKomentKryesorePolitikeSociale

Bankierët si dekor për autokratin

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 9:01 am
30 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në histori, sa herë që regjimet përballen me lëkundje të forta legjitimiteti, skenografia e pushtetit zhvendoset nga zyrat qeveritare drejt institucioneve që rrezatojnë “stabilitet” dhe “neutralitet”.

Takimi i fundit i Edi Ramës me drejtuesit e bankave private dhe Guvernatorin në ambientet e Bankës së Shqipërisë është shembulli klasik i përdorimit të sistemit financiar si një mburojë propagandistike dhe si fasadë për të legjitimuar masa me natyrë autoritare.

Duke i pozicionuar bankat si “gardiane të kursimeve të qytetarëve”, pushteti tenton të bëjë një lojë të rrezikshme: ta shndërrojë revoltën qytetare nga një reagim politik kundër keqqeverisjes, në një sulm imagjinar ndaj stabilitetit financiar të vendit.

Kjo lloj skenografie kërkon të krijojë perceptimin se pas protestuesve nuk qëndron dëshpërimi ekonomik, por një “histeri” që kërcënon xhepat e çdo shqiptari.

Ajo që e bën këtë skenë edhe më të rëndë është nënshtrimi pa kushte i vetë liderëve të biznesit bankar. Në vend që të ruanin pavarësinë dhe distancën e domosdoshme nga agjenda politike e ekzekutivit, bankierët u rreshtuan si statistë në teatrin e kryeministrit.

Ky portal ishte i pari që u rreshtua në krahun e bankave, kur degët e tyre u sulmuan nga një pjesë e protestuesve. Por qëndrimi kokëulur përballë një fjalimi ku qytetarët e revoltuar etiketohen si “ekstremistë” dhe “kriminelë lagjesh”, nuk të bën bankier, por dekor të regjimit dhe noter të propagandës zyrtare.

Ajo që u shit si një takim solidariteti për xhamat e thyer të zyrave, ishte në fakt një varkë shpëtimi për të nxjerrë nga izolimi autokratin, në një kohë kur dyert e dialogut me grupet e tjera shoqërore, pedagogët, studentët dhe zërat kritikë duken të mbyllura dhe kur pak kush pranon të ulet përballë tij pa kushte.

Aq më keq, kur e gjitha shërbeu si një platformë për të artikuluar kërcënime të pashembullta ndaj zërave kritikë. Mes rreshtave të retorikës për “dhunë të orkestruar” dhe “forca të huaja”, u hodhën hapur ide që prekin liritë themelore të njeriut, siç është paralajmërimi skandaloz për ndalimin e daljes jashtë shtetit për ata që marrin pjesë në tubime.

Mesazhi i koduar është i qartë. Në regjimet moderne, asfiksia e qytetarit nuk bëhet vetëm me polici, por edhe me izolim administrativ e financiar. Kur një kryeministër kërcënon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe elita financiare qëndron në heshtje rreth tij, ajo heshtje kthehet në bashkëfajësi të plotë. Ata po pranojnë që levat e kontrollit bankar të shndërrohen në armë shantazhi kundër kujtdo që guxon të ngrejë zërin.

Asnjë fasadë e kuruar me kostume të shtrenjta dhe asnjë mbledhje me dyer të mbyllura nuk mund të fshehë arsyet reale pse qytetarët janë në rrugë: varfëria, çmimet e papërballueshme të jetesës, korrupsioni galopant me tenderat dhe pastrimi i parave që ka deformuar ekonominë.

Përpjekja për të fshehur këtë realitet dramatik pas mureve të institucioneve financiare praktikisht i nxjerr bankat në të njëjtin pozicion interesi me pushtetin: ruajtjen e status-kuosë me çdo çmim, duke përdorur frikën si mjetin e fundit të kontrollit. Sepse çdo tentativë për t’i dhënë autokratit legjitimitetin, që rruga dhe qytetarët po ia refuzojnë, të bën palë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Artikulli tjetër PPE për protestat në Shqipëri: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.