KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria nxjerr në konkurim hapësirat e katër kalave historike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria nxjerr në konkurim hapësirat e katër kalave historike
AnalizeEkonomiKryesoreKulturePolitikeZhvillim

Qeveria nxjerr në konkurim hapësirat e katër kalave historike

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 9:20 am
22 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka hapur konkurrimin për dhënien në përdorim të 700 metrave katrorë ambiente shërbimi në kalatë e Rozafës, Kaninës, Prezës dhe Petrelës. Kontratat parashikohen deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi, ndërsa investimet do të financohen nga operatorët fitues.

Katër procedurat, të publikuara në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të 19 tetorit 2026, synojnë rijetësimin e hapësirave të përcaktuara brenda monumenteve të kulturës të kategorisë së parë, përmes projekteve që do të realizohen nga subjektet e përzgjedhura në konkurrim.

Sipërfaqja më e madhe e ofruar ndodhet në Kalanë e Kaninës, në Vlorë, ku konkurrimi përfshin një ambient shërbimi prej 300 metrash katrorë. Në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, është përcaktuar një hapësirë prej 200 metrash katrorë në oborrin e tretë. Dy procedurat e tjera përfshijnë nga 100 metra katrorë në oborret e kalave të Prezës dhe Petrelës, në zonën e Tiranës.

Objekti i konkurrimit është dhënia në përdorim e ambienteve të përcaktuara të shërbimit dhe jo e kalave në tërësinë e tyre. Të katër pasuritë gëzojnë statusin e monumentit të kulturës dhe përdorimi i hapësirave duhet të jetë në përputhje me legjislacionin për trashëgiminë kulturore.

Subjektet e interesuara duhet të dëshmojnë kapacitete të mjaftueshme financiare, teknike dhe profesionale për realizimin e projekteve dhe administrimin e pasurive kulturore.

Kriteret kërkojnë një garanci financiare për miradministrimin e pronës, në një vlerë jo më të ulët se 10% e investimit të propozuar. Gjithashtu, xhiroja mesatare vjetore e tre viteve të fundit duhet të jetë të paktën sa 50% e vlerës së investimit të parashikuar.

Projektet do të vlerësohen mbi bazën e planeve për ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse, nivelit të investimit dhe cilësisë së projektit të rijetësimit. Secili prej këtyre tre kritereve vlerësohet me nga 20 pikë, nga 100 pikë gjithsej.

Pjesa tjetër e vlerësimit lidhet me përputhshmërinë e veprimtarisë me funksionin dhe vlerat kulturore të monumentit, promovimin e trashëgimisë, garantimin e aksesit publik dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Operatorët duhet të sigurojnë gjithashtu burime financiare vjetore për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pasurive kulturore. Në rastet kur janë të pranishme vlera ose gjurmë arkeologjike, kërkohet edhe sigurimi i burimeve për studimet përkatëse. Afati për dorëzimin e ofertave është 12 nëntori 2026, ora 10:00.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mësuesit denoncojnë kërcënimet pas protestës: Jemi të tmerruar
Artikulli tjetër The Guardian: Protestat e gjeneratës Z gati për të rrëzuar njeriun e fortë të Serbisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.