Egnatia do të zbresë këtë të enjte në fushë për ndeshjen e dytë në fazën e ligës së UEFA Conference League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me skuadrën daneze të Aarhus, në një sfidë të rëndësishme për vazhdimësinë e aventurës së tyre europiane.
Takimi do të luhet në stadiumin “Randers Stadion”, me fillim nga ora 21:00. Skuadra rrogozhinase do të synojë të marrë një rezultat pozitiv në transfertë, duke kërkuar të konfirmojë paraqitjet e mira në këtë kompeticion.
Egnatia e nisi fazën e ligës me një barazim 1-1 ndaj Midtjylland, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Golin për kampionët e Shqipërisë në atë përballje e realizoi Ildi Gruda.
Tashmë, ekipi nga Rrogozhina përgatitet për një tjetër provë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, me synimin për të vijuar rrugëtimin historik në Conference League dhe për të përfaqësuar denjësisht futbollin shqiptar në Europë.
Marrë nga Syri,net