KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSocialeZhvillim

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 2:35 pm
30 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Qeveria po përgatit një mekanizëm të ri për vënien në dispozicion të tokave dhe pronave të tjera shtetërore për investitorët privatë pas shfuqizimit të ligjit për Investimet Strategjike duke parashikuar lehtësi në pagesa, krijimin e një fondi të posaçëm të pasurive publike, si dhe mundësinë që bizneset të përfitojnë sipërfaqe shtetërore edhe pa iu nënshtruar procedurave konkurruese.

Parashikimet përfshihen në projektligjin “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”, i cili siç kishte paralajmëruar skyweb.al, është hedhur për konsultim publik sëfundmi dhe synon të zëvendësojë elementë të ligjit për Investimet Strategjike duke futur aty edhe dispozita kalimtare, siç është vijimi i shqyrtimit të aplikimeve për statusin e Investitorit Strategjik.

Në thelb, qeveria propozon një mënyrë të re për të përdorur pronat shtetërore në funksion të investimeve private, ku kushtet e përfitimit dhe pagesat do të varen nga vendndodhja e pronës dhe natyra e investimit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me mundësinë që investitorët të marrin në dispozicion prona shtetërore që kufizohen me tokat e tyre private, pa pasur nevojë të zhvillohet një garë me subjekte të tjera.

Sipas nenit 15, kjo mundësi parashikohet për investimet që realizohen mbi prona private në zona të klasifikuara me potencial zhvillimi, kur sipërfaqja shtetërore nevojitet për aksesin, lidhjen me infrastrukturën apo funksionimin e projektit.

Sipërfaqja që mund të kërkohet nuk duhet të tejkalojë 20% të sipërfaqes së pronës private ku zhvillohet investimi.

Kjo do të thotë se një biznes që disponon 10 mijë metra katrorë tokë private mund të kërkojë deri në 2 mijë metra katrorë tokë shtetërore kufitare, nëse plotëson kriteret e përcaktuara në ligj.

“Në këto raste, këto pasuri mund t’i vihen në dispozicion investitorit pa procedurë konkurruese”, përcakton projektligji.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton përfitimin falas të pronës. Investitori duhet të paguajë vlerën e plotë të saj, të përcaktuar sipas metodologjisë ligjore, ndërsa Kadastra duhet të certifikojë paraprakisht statusin juridik të pasurisë.

Projektligji nuk përcakton automatikisht kalimin e pronësisë te privati, por mundësinë e vënies së pasurisë shtetërore në dispozicion të tij, sipas formave dhe procedurave të zbatueshme.

Nga ana tjetër, qeveria propozon që pronat shtetërore të përdoren për nxitjen e investimeve edhe përmes një sistemi pagesash të diferencuara sipas potencialit të zhvillimit të zonave.

Konkretisht, territori do të klasifikohet në tri kategori: zona me potencial të lartë zhvillimi, zona me potencial të mesëm dhe zona me potencial të ulët zhvillimi.

Për kategorinë e parë parashikohet pagesa e 100% të vlerës së përcaktuar të pronës shtetërore, për kategorinë e dytë 50%, ndërsa për zonat me potencial të ulët zhvillimi propozohet një tarifë e reduktuar.

Metodologjia e vlerësimit, format e vënies në dispozicion të pronave dhe procedurat përkatëse do të përcaktohen më vonë me vendim të Këshillit të Ministrave. Këto kushte janë të ndryshme nga rasti i pronave kufitare me pasuritë private, ku kërkohet pagesa e plotë e vlerës.

Një tjetër element është krijimi i Fondit të Nxitjes së Investimeve, ku do të përfshihen pasuri të paluajtshme shtetërore të kategorive të ndryshme, të administruara nga institucionet publike.

Këto prona do të identifikohen, inventarizohen dhe verifikohen nga pikëpamja juridike përpara se të bëhen pjesë e fondit, ndërsa lista e tyre do të publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Projektligji parashikon gjithashtu që shteti të mbështesë investimet private përmes ndërtimit të infrastrukturës, konsolidimit të pronave dhe dhënies së të drejtës së përdorimit të brigjeve të deteve, liqeneve dhe lumenjve, sipas kushteve përkatëse ligjore.

Në relacionin shpjegues, qeveria pranon se përdorimi i pronave dhe aseteve publike për mbështetjen e investimeve ka krijuar ndër vite rreziqe financiare dhe juridike, duke kërkuar standardizimin e kritereve dhe një vlerësim më të kujdesshëm të kostove dhe përfitimeve.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Artikulli tjetër Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
Vuçiç: “Rama është aset i madh për Shqipërinë”, u tregua i butë me protestuesit
Aktuale Koment Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.