Italia ka rinisur procedurat e dëbimit të shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në territorin e saj pa dokumentacionin e nevojshëm.
10 personat e parë janë strehuar në qendrën e Gjadrit, në Shqipëri.
Mes personave që pretendohet se janë përfshirë në këto procedura janë edhe individë të arrestuar për mungesë të lejes së qëndrimit, si dhe persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në protesta të dhunshme.
Disa prej tyre dyshohet se kanë qenë të përfshirë edhe në akte plaçkitjeje dhe grabitjeje në qytetet e Milanos dhe Torinos. Megjithatë, këto të dhëna kërkojnë konfirmim nga autoritetet kompetente.
Ata do strehohen në ambientet e ish-bazës ushtarake në Gjadër, në kuadër të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e çështjeve të emigracionit.
Marrë nga Epokaere.com