Parlamenti Evropian i dha të enjten Gjykatës Ndërkombëtare Penale Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit, duke sinjalizuar kundërshtimin ndaj sanksioneve të SHBA-së që kërcënojnë punën e gjykatës.
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sanksione kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare më 9 tetor, pas kritikave të përsëritura për urdhër-arrestin e saj për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe hetimin e saj mbi sjelljen e trupave amerikane në Afganistan.
“Ky është një mesazh shprese dhe rezistence dërguar Donald Trump. Ne nuk do ta braktisim sundimin e ligjit dhe drejtësinë ndërkombëtare. Ne do të qëndrojmë me GJPN-në për aq kohë sa të duhet”, tha eurodeputetja franceze Chloé Ridel, e cila emëroi gjykatën.
Krerët e grupeve politike të parlamentit zgjodhën GJND-në mbi dy kandidatë të tjerë të përzgjedhur: avokatin tanzanez Tundu Lissu, i cili përballet me persekutim politik, dhe motrat iraniane Taraneh dhe Romina Rahimi, të nominuara në emër të atyre që persekutohen nga autoritetet e Iranit.
Javën e kaluar, eurodeputetët nga i gjithë spektri politik i kërkuan Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mbronte gjykatën me seli në Holandë nga sanksionet e SHBA-së.
Ata bënë thirrje për përdorimin e “të gjitha instrumenteve në dispozicionin tonë”, veçanërisht Statutit Bllokues të BE-së, i cili mbron kompanitë dhe individët evropianë nga efektet e disa sanksioneve të huaja.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e përshkroi kërcënimin e sanksioneve kundër GJPN-së si “të papranueshëm” më 9 tetor, duke riafirmuar angazhimin e bllokut ndaj ligjit ndërkombëtar. BE-ja ende nuk ka ndërmarrë veprime konkrete.
Marrë nga Politico.eu