KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2026 2:38 pm
14 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë masash për respektimin e të drejtave të të miturve, në kuadër të protestave të fundit të studentëve.

Në dokumentin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, drejtuar komisariateve nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7, si dhe strukturave të Policisë në Krujë, kërkohet zbatimi korrekt i detyrimeve të përcaktuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe aktet ligjore në fuqi.

Po ashtu është kërkuar identifikimi i lehtë i çdo punonjësi policie gjatë detyrës, përmes numrit identifikues, si dhe identifikimi i automjeteve policore në çdo operacion.

Kërkesë tjetër është bashkëpunimi me strukturat përkatëse për menaxhimin e rasteve me të mitur, me qëllim shmangien e mbajtjes së tyre për periudha të panevojshme dhe transferimin në ambientet e tjera brenda kapaciteteve ligjore.

Policisë i ndalohet kontrolli i telefonave pa urdhër gjyqësor, ndërsa dokumenti thekson se nuk duhet të ketë asnjë kërkesë për përgjime jashtë bazës ligjore.

Gjithashtu, për çdo të mitur duhet të garantohet prania e prindit ose kujdestarit ligjor dhe e psikologut. Kërkohet edhe plotësimi i formularit për të drejtat e të miturit, përpara çdo pyetjeje, si dhe mbajtja e një regjistri të veçantë për këto raste.

Në shkresë kërkohet gjithashtu që strukturat policore të njihen me aktet ligjore për përdorimin proporcional të forcës dhe të gazit lotsjellës, si dhe të plotësojnë me të gjitha të dhënat e nevojshme regjistrat e shoqërimit.

Në përfundim, drejtuesit e policisë kërkojnë marrjen e masave të përcaktuara në shkresë dhe zbatimin korrekt të detyrimeve ligjore për të miturit.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Artikulli tjetër Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
Dhuna e policisë ndaj protestuesve, një grup intelektualësh bëjnë kallëzim në SPAK
Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.