KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2026 2:45 pm
39 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Fëmijët janë grup-mosha më e rrezikuar nga varfëria në Shqipëri, me një probabilitet pothuajse dy herë më të lartë se të moshuarit.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar, 26.2% e fëmijëve të moshës 0-17 vjeç ishin në rrezik për të qenë të varfër, në krahasim me 14% të personave mbi 65 vjeç. Kjo do të thotë se më shumë se një në katër fëmijë jeton në një familje me të ardhura nën kufirin e varfërisë relative.

Të dhënat e Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës tregojnë se rreziku i varfërisë bie me rritjen e moshës. Për grup-moshën 18-64 vjeç, treguesi ishte 18.5%, ndërsa te personat mbi 65 vjeç zbriste në 14%.

Diferenca e madhe mes fëmijëve dhe të moshuarve lidhet kryesisht me mënyrën se si sigurohen dhe shpërndahen të ardhurat brenda familjeve. Fëmijët nuk kanë të ardhura të tyret dhe niveli i jetesës së tyre varet tërësisht nga të ardhurat e prindërve ose të anëtarëve të tjerë të familjes.

Në familjet me fëmijë, veçanërisht ato me disa fëmijë, të ardhurat nga puna duhet të mbulojnë nevojat e një numri më të madh personash. Kur vetëm njëri prind punon, pagat janë të ulëta ose punësimi është i paqëndrueshëm, rreziku që të ardhurat për frymë të bien nën kufirin e varfërisë rritet.

Një tjetër faktor është barra e shpenzimeve për rritjen e fëmijëve, nga ushqimi dhe veshmbathja te arsimi, transporti dhe kujdesi shëndetësor. Këto shpenzime ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare, ndonëse treguesi i INSTAT mat varfërinë në bazë të ardhurave dhe jo drejtpërdrejt të shpenzimeve.

Ndryshe nga fëmijët, një pjesë e madhe e të moshuarve kanë një burim relativisht të qëndrueshëm të ardhurash nga pensionet, pavarësisht nivelit të tyre shpesh të ulët. Pensioni siguron një të ardhur të rregullt, ndërsa familjet e përbëra vetëm nga një ose dy pensionistë kanë më pak persona në varësi ekonomike.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se të moshuarit kanë një standard më të mirë jetese se fëmijët. Treguesi mat varfërinë relative, pra të ardhurat e familjeve në raport me nivelin e përgjithshëm te të ardhurave në vend, dhe jo aftësinë reale për të përballuar të gjitha nevojat e jetesës.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se vajzat kanë një rrezik pak më të lartë varfërie se djemtë. Diferenca gjinore bëhet më e dukshme në moshat e mëdha, ku 15.1% e grave mbi 65 vjeç janë në rrezik varfërie, krahasuar me 12.9% të burrave.

Përqendrimi i varfërisë te fëmijët ka pasoja që shtrihen përtej gjendjes së sotme ekonomike të familjeve. Të ardhurat e pamjaftueshme mund të kufizojnë mundësitë për ushqyerje cilësore, arsim dhe zhvillim, duke rritur rrezikun që pabarazitë ekonomike të trashëgohen nga një brez te tjetri.

Të dhënat sugjerojnë se ulja e varfërisë së fëmijëve kërkon jo vetëm rritje të të ardhurave nga puna, por edhe politika mbështetëse të orientuara drejt familjeve me fëmijë, veçanërisht atyre me të ardhura të ulëta dhe me shumë persona në varësi ekonomike.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Artikulli tjetër Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
Dhuna e policisë ndaj protestuesve, një grup intelektualësh bëjnë kallëzim në SPAK
Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.