KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore
KomentOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2026 8:17 am
55 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një grup dypartiak senatorësh amerikanë e kanë uruar Listën Studentore për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Serbinë, përfshirë në përpjekjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të mbajtura më 25 tetor, Lista Studentore i fitoi 52.54 për qind të votave, ndërsa Partia Progresive Serbe e Vuçiqit, 39,29 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.

Fitorja e lëvizjes studentore i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit, i cili e pranoi humbjen qysh pas përfundimit të votimeve.

Në një deklaratë të publikuar në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, tre senatorë demokratë dhe dy republikanë, thanë se “më 25 tetor, populli serb e bëri zërin e tij të dëgjohej fuqishëm dhe qartë në kutitë e votimit”.

Ata e përgëzuan Listën Studentore “për shembullin që ka dhënë si lëvizje demokratike paqësore, e krijuar nga qytetarët”, si dhe “mirëpresim pranimin e rezultateve të qarta të zgjedhjeve nga partia në pushtet”.

“Ky është një moment vendimtar për Serbinë dhe të ardhmen e saj. Këto zgjedhje sollën në parlament shumë zëra të rinj nga të gjitha shtresat e shoqërisë serbe”, thanë senatorë Jeanne Shaheen, demokrate, Chuck Grassley, republikan, Dick Durbin, demokrat, Thom Tillis, republikan, dhe Chris Coons, demokrat.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përparimin e saj të vazhdueshëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe përpjekjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me parlamentin e ri dhe nxisim formimin e shpejtë të një qeverie që mund t’u përgjigjet prioriteteve të popullit serb”, thanë ata.

Lista Studentore pritet ta formojë e vetme qeverinë e re të Serbisë, por nuk është e qartë se kush do të jetë kandidati i saj për kryeministër të vendit. Ajo nuk e ka gjithashtu as ndonjë program të qartë.

Megjithatë, Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun për Kosovën, si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në vitin 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, tha Illija Sërdanoviq, i pari në listën që fitoi zgjedhjet.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), Sërdanoviq tha se pushteti i ri do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizimin e marrëdhënieve ka ngecur prej vitesh dhe Marrëveshja e Brukselit nuk është zbatuar, sipas bllokut evropian.

Palët vazhdojnë të kenë dallime të mëdha pasi Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Lista Studentore e ka bërë të qartë qysh para zgjedhjeve se e sheh Kosovën “si pjesë përbërëse të Serbisë”.

Kosova nuk e ka komentuar deri më tani rezultatin e zgjedhjeve në Serbi e as ardhjen e Listës Studentore në pushtet.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori
Artikulli tjetër BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Belind Këlliçi i kërkon llogari Prokurorisë së Tiranës: “Dy javë dhunë ndaj të rinjve, asnjë polic i arrestuar”
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.