KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
AnalizeKryesorePolitikeZhvillim

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2026 3:35 pm
57 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Faktori ndërkombëtar ka zbritur në fushë si palë e tretë për të ndërmjetësuar krizën e rëndë politike në Shqipëri.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka takuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Sipas burimeve, ajo i ka bërë të ditur se ndërkombëtarët do të hyjnë në proces si ndërmjetës.

Ky hap pritet të konkretizohet gjatë ditëve të ardhshme me krijimin e një trojke, ku do të marrin pjesë ambasadori amerikan, ambasadorja e Bashkimit Europian dhe ambasadori gjerman në Tiranë.

Trojka pritet të paraqesë një paketë me disa skenarë për uljen e tensionit dhe hapjen e një procesi politik. Paketa mbahet ende diskrete, por “Pamfleti” ka mësuar disa prej pikave kryesore.

Skenari kryesor parashikon krijimin e një qeverie uniteti, me Edi Ramën në postin e kryeministrit. Në kabinet, sidomos në ministritë delikate, do të përfshiheshin figura që gëzojnë konsensus dhe nuk përballen me kundërshtim të gjerë publik.

Paketa përmban edhe ndryshime të rëndësishme institucionale, që nga zgjatja e mandateve të SPAK-ut dhe GJKKO-së, deri te një reformë rrënjësore zgjedhore. Në diskutim mund të hyjë edhe kufizimi i mandateve të kryeministrit.

Fakti më i rëndësishëm mbetet hyrja e ndërkombëtarëve në proces si arbitër. Nëse trojka e merr zyrtarisht këtë rol, ajo do ta çojë ndërmjetësimin deri në fund. Një marrëveshje e tillë nuk mund t’i plotësojë të gjitha kërkesat e njërës palë.

Paketa nuk parashikon cenimin e rendit kushtetues dhe institucional të zgjedhjeve. Ndërkombëtarët e kanë përcaktuar këtë si vijë të kuqe, pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleatët nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje të imponuar përmes dhunës.

Kompromisi i vetëm në kalendarin zgjedhor mund të jetë zhvillimi i zgjedhjeve vendore së bashku me ato parlamentare, nëse mazhoranca e pranon këtë kusht.

Një pengesë tjetër lidhet me përfaqësimin e protestës. Ndërkombëtarët duhet të përcaktojnë se me kë do të bisedojnë dhe kush mund të marrë përsipër përfaqësimin e protestuesve.

Hyrja e tyre në proces nuk përbën një lëvizje të vogël. Sipas të gjitha gjasave, ata kanë zhvilluar paraprakisht kontakte me aktorët kryesorë të palëve.

Shtetet e Bashkuara, përmes ambasadorit të ri Eric Wendt, kanë mbajtur një qëndrim të prerë kundër dhunës dhe kanë kërkuar zgjidhje përmes dialogut. Të njëjtën linjë kanë ndjekur Bashkimi Europian dhe Gjermania.

Shqipëria duket se ka hyrë në një fazë të re. Ndërkombëtarët po ndërtojnë një proces që, sapo të nisë zyrtarisht, mund të përfundojë me një marrëveshje politike.

Deri tani, burimet bëjnë të ditur se trojka ka lënë jashtë këtij procesi Sali Berishën. Ai ka tentuar të hyjë me forcë, madje ka sulmuar edhe ambasadorin amerikan. Shkurt, Berisha e ka kaluar vijën e kuqe.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Artikulli tjetër Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.