KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët
AnalizeFinanceHI-TechKryesoreSocialeZhvillim

Qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2026 10:01 am
16 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Të ardhurat e siguruara përmes rrjeteve sociale pritet të jenë në fokus të një nisme të re fiskale të qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e një sistemi të ri taksimi për ekonominë digjitale, duke nisur nga influencerët që gjenerojnë të ardhura përmes ndjekësve dhe bashkëpunimeve tregtare, e duke vijuar me aktivitetet e tregtisë online.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur rrjetet sociale nuk shërbejnë më vetëm si platforma komunikimi, por janë shndërruar në burim të ardhurash për individë dhe biznese. Reklamimi i produkteve, promovimi i markave, bashkëpunimet me kompanitë dhe shitjet përmes platformave digjitale kanë krijuar një treg që zhvillohet pjesërisht jashtë kanaleve tradicionale të tregtisë.

Kryeministri Rama deklaroi më 28 tetor: “Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke filluar nga ata që jetojnë goxha mirë […] me lajke e followers-a dhe duke vazhduar me tregtinë e mirëfilltë digjitale.” Deklarata sinjalizon synimin e qeverisë për të rritur kontrollin fiskal mbi të ardhurat që gjenerohen në internet. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse nisma do të sjellë një normë të re tatimore për influencerët apo do të përqendrohet në forcimin e mekanizmave të deklarimit dhe mbledhjes së detyrimeve ekzistuese.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë vitit 2025, verifikimet e kryera në bashkëpunim me bankat kishin evidentuar mbi 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët përmes platformave digjitale, si Meta, Facebook, YouTube dhe Google. Megjithatë, kjo shifër nuk përfaqëson domosdoshmërisht përmasat reale të tregut, pasi një pjesë e të ardhurave nga aktivitetet online mund të mbetet jashtë sistemit të deklarimit dhe kontrollit fiskal.

Në këtë kontekst, gjatë vitit 2025, administrata tatimore u bëri thirrje individëve që siguronin të ardhura nga platformat digjitale t’i deklaronin ato në formularin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Kjo nismë shënoi një përpjekje për të identifikuar dhe formalizuar të ardhurat nga ekonomia digjitale, ndërsa paralajmërimi i fundit i qeverisë për një sistem të ri taksimi të influencerëve e rikthen në vëmendje këtë sektor dhe sfidat e kontrollit të tij fiskal.

Çfarë paguajnë sot influencerët?

Legjislacioni shqiptar nuk parashikon një kategori të veçantë tatimore të quajtur “influencer”. Individët që sigurojnë të ardhura nga reklamat, promovimet dhe aktivitetet e tjera tregtare në rrjetet sociale trajtohen sipas natyrës së aktivitetit dhe statusit të tyre fiskal.

Kjo do të thotë se të ardhurat nga bashkëpunimet me kompani, përmbajtjet e sponsorizuara apo shërbimet e marketingut digjital nuk janë automatikisht të përjashtuara nga tatimi. Për individët e regjistruar si persona fizikë ose biznese zbatohen dispozitat përkatëse të legjislacionit tatimor, ndërsa trajtimi konkret varet nga klasifikimi i aktivitetit, niveli i të ardhurave dhe regjimi fiskal ku përfshihen.

Në Shqipëri, bizneset e vogla në Shqipëri me xhiro bruto vjetore deri në 14 milionë lekë përfitojnë nga normat e favorshme tatimore dhe mbeten të mbrojtura me tatim-fitimi 0% deri më 31 dhjetor 2029. Por nuk është sqaruar nëse nisma e paralajmëruar do të ndryshojë trajtimin fiskal të krijuesve të përmbajtjes që aktualisht përfitojnë nga ky regjim. Ndërkohë është ulur pragu për hyrjen e bizneseve në TVSh në 5 milionë lekë me paketën e re fiskale 2027.

Reklamat, dhuratat dhe pagesat nga platformat, sfida e kontrollit fiskal

Një nga vështirësitë e tatimit të ekonomisë digjitale lidhet me mënyrën se si realizohen dhe dokumentohen të ardhurat. Ndryshe nga aktivitetet tradicionale tregtare, bashkëpunimet e influencerëve mund të përfshijnë pagesa direkte nga kompanitë, të ardhura nga platformat ndërkombëtare, komisione nga shitjet ose produkte dhe shërbime të ofruara në këmbim të promovimit. Veçanërisht trajtimi i produkteve të marra në këmbim të reklamave ngre pyetje mbi mënyrën e vlerësimit dhe deklarimit të përfitimeve që nuk realizohen në para.

Një tjetër çështje lidhet me pagesat që vijnë nga platforma jashtë Shqipërisë, si YouTube, TikTok apo Instagram, dhe mundësinë e administratës tatimore për të identifikuar të ardhurat e përfituara nga individët rezidentë. Sipas Nadia Elbasanit, eksperte e sigurisë kibernetike, ekzistenca e sistemeve digjitale për administrimin e taksave nuk garanton identifikimin e të gjitha të ardhurave që gjenerohen në internet, veçanërisht nga marketingu në rrjetet sociale.

“Shqipëria ka sisteme digjitale për administrimin e taksave, por kjo nuk do të thotë se mund të identifikojë çdo të ardhur sidomos nga marketingu në media sociale. Fillimisht duhet të shohim se çfarë mekanizmash konkretë ka menduar qeveria për ta zbatuar këtë nismë dhe si do të kontrollohen pagesat, sidomos ato që kryhen përmes kanaleve jozyrtare”, shprehet Elbasani.

Ekspertja vlerëson se një nga pengesat kryesore për formalizimin e plotë të këtij tregu është vështirësia për të dalluar përmbajtjen e sponsorizuar nga postimet që pasqyrojnë përvoja apo rekomandime personale. Sipas saj, kjo bëhet edhe më e ndërlikuar kur pagesat realizohen jashtë kanaleve zyrtare ose kur përfitimi nuk është monetar.

“Personalisht, e shoh të vështirë formalizimin 100% të këtij tregu, pasi një reklamë në rrjetet sociale mund të paraqitet lehtësisht si përvojë personale. Për shembull, si mund të provohet nëse dikush që rekomandon një restorant është paguar për këtë apo thjesht po ndan mendimin e tij? Aq më tepër kur pagesat mund të bëhen në mënyrë joformale, me para në dorë, pa faturë ose në këmbim të shërbimeve falas. Jo çdo postim është reklamë e paguar, ndaj duhet provuar nëse ka pasur përfitim ekonomik, pa e kthyer kontrollin fiskal në monitorim të jetës private, këtë e shoh si sfidën e kësaj nisme”, thekson ajo.

Vështirësia e identifikimit të reklamave të paguara nuk është një problem vetëm shqiptar. Elbasani sjell në vëmendje edhe rezultatet e një kontrolli të koordinuar nga Komisioni Europian, që evidentoi mangësi në mënyrën se si influencerët identifikojnë përmbajtjet tregtare në rrjetet sociale.

“Vetëm 20% e 576 influencerëve të kontrolluar në vitin 2024 e identifikonin sistematikisht përmbajtjen e paguar si reklamë, sipas një kontrolli të koordinuar nga Komisioni Europian. Kjo tregon se identifikimi i reklamave të fshehura mbetet një sfidë edhe për vendet e Bashkimit Europian, pasi ky është një profesion relativisht i ri. Për më tepër, në Shqipëri ende mungojnë rregulla të posaçme të qarta për të. Detyrimet tatimore ekzistojnë, por deri tani nuk kemi një model të publikuar që të shpjegojë si do të funksionojë kontrolli i ri”, shprehet ekspertja.

Për Elbasanin, nevoja për formalizimin e ekonomisë digjitale duhet të shoqërohet me një vlerësim realist të mundësive të kontrollit dhe të kufizimeve teknologjike, përpara se të përcaktohet mënyra e zbatimit të sistemit të ri.

“Formalizimi i këtij tregu është i nevojshëm, por duhet të jemi realistë për kufijtë e mundësive teknologjike dhe duhet pritur të shohim se si parashikohet të funksionojë dhe të administrohet në praktikë, pasi deri tani kemi vetëm deklarata dhe jo një mekanizëm konkret të publikuar”, përfundon ajo.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ngërç politik në Izrael, pas zgjedhjeve
Artikulli tjetër Franca përfshihet nga trazirat e dhunshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.