KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2026 2:41 pm
25 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Sektori i ndërtimit, i cili prej vitesh ka shërbyer si motori i pandalshëm i ekonomisë në Shqipëri, duket se ka prekur pikën e kthesës dhe ka nisur një pikiatë të papritur.

Të dhënat më të fundit nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë dëshmojnë për një rënie të menjëhershme të besimit në këtë sektor gjatë muajit tetor 2026.

Treguesi i Besimit në Ndërtim u shemb me -5.7 pikë përqindje brenda një muaji të vetëm, duke shënuar goditjen më të rëndë negative në të gjithë ekonominë dhe duke frenuar rritjen e Treguesit të Ndjesisë Ekonomike në vend.

Shemben kontratat e reja
Të dhënat e detajuara tregojnë se pikiata po udhëhiqet nga një ngadalësim drastik i porosive të reja. Balanca e kontratave porositëse pësoi rënie, duke u zhytur nga -15.0 pikë përqindje në shtator, në -24.9 pikë përqindje në tetor.

Kjo rënie konfirmohet zyrtarisht nga vetë ndërtuesit në terren. Kur pyeten për faktorët që po u kufizojnë aktivitetin, përqindja e firmave që ankohen drejtpërdrejt për “Kërkesë të pamjaftueshme” u rrit në 45.93% në tetor (nga 42.75% që ishte në shtator).

Kjo dëshmon se blerësit po tërhiqen me shpejtësi nga tregu i pasurive të paluajtshme. Edhe aktiviteti aktual në kantiere ka filluar të humbasë ritmin, duke zbritur në 13.0 pikë.

Kjo pikiatë e papritur e porosive duket se ka thyer edhe arrogancën e çmimeve në treg. Përballë rënies së kërkesës, vetë ndërtuesit kanë ulur pritshmëritë e tyre për shtrenjtimin e mëtejshëm të apartamenteve.

Pritjet për çmimet në të ardhmen ranë në 11.8 pikë, një sinjal i fortë se tregu mund të jetë duke u detyruar të shkojë drejt një korrigjimi apo stabilizimi të detyruar.

Edhe pse sektori ende qëndron mbi mesataren e tij historike falë rritjes agresive të viteve të kaluara, ky muaj ka dhënë alarmin e parë se epoka e artë dhe e paprekshme e ndërtimit mund të jetë duke shkuar drejt fundit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bullgaria me Presidente grua/ Iljana Jotova fitoi me 57.5% në balotazh

Policia kërkon kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Artikulli tjetër Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike
Analize Fokus Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Si mund të orientohen kursimet dhe kapitali drejt sektorëve prioritarë të zhvillimit?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.