KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2026 9:21 am
34 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara pritet ta ndryshojë balancën e pushtetit në Kongres, duke i dhënë kësaj partie më shumë kompetenca mbikëqyrëse dhe ndikim në procesin legjislativ. Kjo mund të ketë ndikim edhe në politikat e SHBA-së ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit.

Triumfi i demokratëve në zgjedhjet e mbajtura më 3 nëntor pritet t’ua mundësojë atyre marrjen e kontrollit mbi të dyja dhomat e Kongresit, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, nga republikanët e presidentit Donald Trump, sipas projeksioneve të disa mediave të mëdha amerikane.

Rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit përbën ndryshim të rëndësishëm të balancës së pushtetit në Kongres, duke u dhënë demokratëve më shumë ndikim në vendimet për shpenzimet federale, mbikëqyrjen e administratës dhe konfirmimin e emërimeve presidenciale.

Trump tha se është i gatshëm t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe të bashkëpunojë me demokratët, sipas gazetës The New York Times.

“Do të punojmë me demokratët dhe, e dini, mezi presim të bashkëpunojmë me ta. Do t’ia bëjmë disi”, citohet të ketë thënë Trump.

Trumpi vazhdon të ketë kompetenca të gjera në fushën e diplomacisë dhe të operacioneve ushtarake, ndërsa kundërshtimi i republikanëve dhe e drejta e tij për veto mund t’i pengojnë demokratët që fitoret në Kongres t’i përkthejnë në ndryshime konkrete ligjore.

Zgjedhjet u mbajtën në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë ende në luftë me Iranin, dhe Rusia po e vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, ndërsa qasja e Uashingtonit ndaj Moskës mbetet burim mospajtimesh mes dy partive kryesore amerikane.

Sfida e parë për Kongresin, sa i përket politikës së jashtme, mund të jetë lufta me Iranin.

Demokratët zhvilluan fushatë me zotimin për t’i dhënë fund konfliktit, i cili ka kontribuar në rritjen e çmimeve të energjisë dhe pasigurinë ekonomike. Kontrolli i të dyja dhomave të Kongresit do t’ua rrisë mundësitë për ta mbikëqyrur administratën, për t’i kundërshtuar shpenzimet ushtarake dhe për të kërkuar kufizime në operacionet ushtarake.

Dania Arayssi, drejtuese e programeve dhe analiste e lartë në Institutin Linjat e Reja për Strategji dhe Politika, e cila rregullisht informon vendimmarrësit në Kongres dhe në degën ekzekutive, i tha Radios Evropa e Lirë se rezultatet e zgjedhjeve mund ta shtyjnë Trumpin drejt tërheqjes nga lufta përmes rrugëve diplomatike.

“Rezultatet e zgjedhjeve, veçanërisht fitorja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, do ta shtyjnë patjetër administratën Trump të kërkojë një strategji për t’i dhënë fund luftës, veçanërisht përmes mjeteve diplomatike dhe negociatave”, tha ajo.

Arayssi tha se demokratët mund t’i bllokojnë fonde shtesë për konfliktin dhe të nisin hetime për vendimet e administratës, pasi Kongresi i ri ta nisë punën në janar.

Ajo argumentoi se edhe Teherani mund të kërkojë kushte më të leverdishme në bisedime, duke llogaritur se mundësia politike e Trumpit për ta vazhduar fushatën ushtarake është dobësuar.

“Kjo do të thotë gjithashtu se iranianët nuk do të jenë nën trysni për të ofruar kompromise të tjera”, tha ajo.

Megjithatë, shumë analistë paralajmërojnë se, pavarësisht fitores së thellë të demokratëve, ndikimi i saj nuk është aspak i paracaktuar.

Trump mbetet komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe vazhdon të ketë kompetenca të mëdha mbi operacionet ushtarake dhe diplomacinë. Shumica e republikanëve e kanë mbrojtur fushatën kundër Iranit si të domosdoshme për t’iu kundërvënë kërcënimeve bërthamore dhe rajonale të Iranit, dhe pritet t’u rezistojnë përpjekjeve të demokratëve për ta kufizuar financimin e saj.

Megjithatë, pasojat ekonomike të konfliktit janë shndërruar në barrë politike për administratën. Rritja e çmimeve të benzinës dhe naftës, pjesërisht e lidhur me ndërprerjet e qarkullimit në zonën përreth Ngushticës së Hormuzit, i ndihmoi demokratët që përballueshmërinë e kostos së jetesës ta vendosnin në qendër të fushatës së tyre.

Kongresi i ri mund ta shtojë gjithashtu mbikëqyrjen ndaj Pentagonit dhe sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndërsa negociatat për financimin mund të sjellin përplasje të tjera me Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, për Kievin, i cili prej më shumë se katër vjetësh është mbështetur në ndihmën amerikane për t’i zmbrapsur forcat pushtuese ruse, rezultatet sjellin pasiguri dhe shpresë njëkohësisht.

Disa nga mbështetësit më të njohur të Ukrainës në Kongres po largohen nga detyra. Në mesin e tyre është edhe kongresisti republikan Don Bacon, një kritik i zëshëm i Rusisë, i cili shpesh ka dalë kundër qëndrimeve të partisë së tij dhe të Shtëpisë së Bardhë lidhur me mbështetjen për Kievin.

“Jam republikan i shkollës së vjetër të Ronald Reaganit dhe e shoh pushtimin rus të Ukrainës si krizën më të rëndësishme me të cilën përballet bota e lirë”, i tha Bacon Radios Evropa e Lirë më 3 nëntor.

“Shpresoj që në Kongresin e 120-të të zgjidhen më shumë përfaqësues që do ta mbështesin fuqishëm mikun dhe aleatin tonë”, shtoi ai.

Megjithatë, në mesin e ligjvënësve republikanë që po largohen janë edhe ish-lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, senatorët Thom Tillis, Bill Cassidy dhe John Cornyn, si dhe kongresisti Michael McCaul. Largimi i tyre nënkupton humbjen e disa zërave me ndikim që kanë mbështetur një qasje më të ashpër ndaj Moskës.

Pavarësisht kësaj, organizatat ukrainaso-amerikane thonë se besojnë që mbështetja për Kievin do të vazhdojë të jetë dypartiake.

“Edhe pse në këtë cikël zgjedhor po humbim disa mbështetës të jashtëzakonshëm të Ukrainës, jemi të vetëdijshëm për ata që do të mbeten dhe kemi arsye të besojmë se Ukraina do të vazhdojë të ketë mbështetje të konsiderueshme nga të dyja partitë”, i tha Radios Evropa e Lirë Michael Sawkiw, president i Komitetit të Kongresit Ukrainas të Amerikës.

Sawkiw përmendi si prioritete mbikëqyrjen nga Kongresi të vendimit të fundit të administratës për të pezulluar përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë dhe marrëveshjen e saj për naftë dizel, rritjen e ndihmës për sigurinë e Ukrainës, si dhe zgjatjen e statusit të mbrojtjes së përkohshme për refugjatët ukrainas.

“Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të jenë lider botëror për ata që shtypen ose përballen me agresion të huaj. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me zyrtarët e rizgjedhur, si dhe me ata që sapo janë zgjedhur, për t’i çuar përpara çështjet që kanë rëndësi për ne”, tha ai.

Dy këshilltarë të lartë republikanë për politikën e jashtme në Senat i thanë gjithashtu Radios Evropa e Lirë se zgjedhjet mund ta shtojnë trysninë ndaj Kongresit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ata iu referuan projektligjit për sanksione, të cilit së fundmi i është dhënë shtysë dhe që lidhet me senatorin Lindsey Graham. Motra e tij humbi në zgjedhje, pasi ishte emëruar në këtë post në korrik, pas vdekjes së papritur të vëllait të saj.

Prandaj, kontrolli i Kongresit nga demokratët mund t’i vështirësojë përpjekjet e Trumpit për të krijuar marrëdhënie më të mira me Moskën, veçanërisht nëse administrata e tij kërkon lehtësimin e më shumë sanksioneve.

Megjithatë, ligjvënësit përballen me kufizime. E drejta e Trumpit për veto dhe kundërshtimi i republikanëve mund t’i pengojnë përpjekjet për vendosjen e kufizimeve të reja ose për ta detyruar administratën ta rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Kontrolli i Senatit nga demokratët do t’i japë kësaj partie gjithashtu më shumë ndikim mbi kalendarin legjislativ, hetimet e komiteteve dhe konfirmimin e emërimeve në administratë dhe në sistemin gjyqësor.

Senatori demokrat, Chuck Schumer, pritet të rikthehet në vitin 2027 në postin e liderit të shumicës në Senat.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit
Artikulli tjetër Franca në protesta: Interesat po shpërthejnë buxhetin francez

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.