Një satelit i NASA-s, pas gati 22 vitesh në hapësirë, pritet të rikthehet në atmosferën e Tokës këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026. Bëhet fjalë për observatorin hapësinor “Neil Gehrels Swift”, i cili ka përfunduar misionin e tij shkencor dhe tashmë po i afrohet fundit të ciklit të tij në orbitë.
Sipas parashikimeve, zona e mundshme e rënies së mbetjeve kufizohet në brezin ndërmjet 20.6 gradëve gjerësi veriore dhe 20.6 gradëve gjerësi jugore. Kjo përfshin kryesisht rajonet tropikale të planetit.Ndë r zonat që mund të përfshihen në këtë brez janë Hawaii dhe Porto Riko, por edhe pjesë të tjera të rajoneve tropikale.
Përmes tre teleskopëve të tij, sateliti studioi shpërthimet e rrezeve gama, ndër fenomenet më energjike në univers, si dhe galaktikat aktive, vrimat e zeza supermasive dhe shpërthimet e rrezeve X nga yjet e largët. Ai monitoroi gjithashtu asteroidët dhe kometat që kalonin në sistemin tonë diellor, duke ndihmuar në koordinimin e vëzhgimeve shkencore ndërkombëtare.
Edhe pse misioni i tij po përfundon, të dhënat e mbledhura gjatë 22 viteve do të vijojnë të shërbejnë për kërkimet shkencore në vitet e ardhshme.
Marrë nga Associated Press