KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin
AnalizeBotaHI-TechKultureSociale

Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2026 10:09 am
81 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një debat i ri ka shpërthyer në botën letrare franceze, pasi shkrimtari Philippe Jaenada, fitues i çmimit prestigjioz Goncourt 2026, pranoi se kishte përdorur inteligjencën artificiale (IA) gjatë shkrimit të romanit të tij.

Vetëm një ditë pasi fitoi çmimin më të rëndësishëm letrar në Francë, shkrimtari 62-vjeçar deklaroi për radion France Inter se kishte përdorur ChatGPT tri herë gjatë krijimit të romanit “L’Inconnue du Quai de Javel” (E panjohura e Quai de Javel).

Jaenada shpjegoi se fillimisht kishte përfshirë në libër një fjali të shkruar nga ChatGPT, për të “luajtur me lexuesin”. Këtë fjali ua kishte zbuluar vetëm anëtarëve të jurisë së Goncourt, të martën.

“Nëse merret vesh, e di se nga kush do të dalë”, u shpreh ai me humor.

Shkrimtari pranoi gjithashtu se e kishte përdorur IA për të ironizuar përgjigjet e ChatGPT, të cilat, sipas tij, mund të jenë krejtësisht absurde kur bëhet fjalë për të dhëna teknike. Përdorimi i tretë kishte qenë për kërkime teknike gjatë përgatitjes së romanit.

“Mendoj se nuk mund ta largojmë IA dhe të sillemi sikur ajo nuk ekziston. Duhet ta përdorim, ta pranojmë, të mësojmë ta kontrollojmë dhe të mos lejojmë që ajo të na zëvendësojë. Duhet të jetë e dobishme”, deklaroi Jaenada.

“A nuk di më askush të shkruajë vetë?”

Deklaratat e fituesit të Goncourt shkaktuan menjëherë reagime në rrjetet sociale, duke nxitur një debat mbi kufijtë e përdorimit të IA në letërsi. Disa përdorues argumentuan se IA do të bëhet e pashmangshme në procesin krijues, njësoj si programet e korrigjimit drejtshkrimor që përdoren sot. Të tjerë shprehën zhgënjimin e tyre.

“Dua të lexoj autorë që bëjnë përpjekjen dhe marrin kohën e nevojshme për të krijuar vetë, me forcën e zemrës, shpirtit dhe mendjes së tyre”, shkroi një lexues në platformën X.

Një tjetër përdorues pyeti: “A nuk di më askush të shkruajë vetë në këtë sezon letrar të vitit 2026? Dhe në rregull, mund të luash me lexuesit, por çfarë lidhjeje ka kjo me romanin?”

Debati vjen vetëm pak javë pas një tjetër polemike në Francë, kur shkrimtari Thélyson Orélien pranoi se kishte përdorur IA për të shkruar një pjesë të romanit “C’était ça ou mourir”.

Romani i tij, që fillimisht konsiderohej ndër favoritët për çmimin Goncourt, u hoq nga lista e dytë e kandidatëve dhe u përjashtua nga çmime të tjera letrare, për shkak të dyshimeve mbi përdorimin e IA dhe akuzave për plagjiaturë.

Shtëpia botuese kanadeze Éditions du Boréal ndërpreu zyrtarisht bashkëpunimin me autorin dhe njoftoi se libri nuk do të ribotohej. Ndërkohë, Philippe Jaenada u vlerësua me çmimin Goncourt për romanin që heton vrasjen e pazbardhur të një gruaje të re në Paris, në fund të viteve 1940.

Romani vijon traditën e autorit për të trajtuar ngjarje kriminale të pazgjidhura, një zhanër që i ka siguruar një publik besnik pas librave “Sulak” (2013), “La Petite Femelle” (2015) dhe “La Serpe” (2017).

Rasti ka rikthyer në qendër të diskutimit një pyetje gjithnjë e më të rëndësishme për botën e botimeve: deri ku mund të përdoret IA në krijimtarinë letrare, pa cenuar origjinalitetin dhe autorësinë e një vepre?

 

Marrë nga Eujronews.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Veliaj shkarkon pas 11 vitesh drejtuesen e kopshteve

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit

Shqiptari që vodhi pamjet e GTA VI dënohet me 7 vite burg, por lirohet

Kthesë e papritur në Nvidia, Jensen Huang rikthehet në krye të kompanisë pas skandalit

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Europa League/ 17 sfida në mbrëmjen e sotme
Artikulli tjetër Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit pas kolapsit të Ueno Bank
Analize Bota Finance Fokus Politike Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Tragjedi në Universitetin “La Sapienza” në Romë, gjendet i vdekur një student, në grevë urie për strehimin
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 24 Nëntor, 2026
Qarkullonin me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 4 shtetas, mes tyre 3 ushtarakë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.