KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Grupi parlamentar i PS-së përjashton Elisa Spiropalin, abstenojnë vetëm Braçe dhe Çuçi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Grupi parlamentar i PS-së përjashton Elisa Spiropalin, abstenojnë vetëm Braçe dhe Çuçi
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Grupi parlamentar i PS-së përjashton Elisa Spiropalin, abstenojnë vetëm Braçe dhe Çuçi

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2026 2:16 pm
48 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali ka marrë një tjetër zhvillim. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar këtë të martë pro përjashtimit të Spiropalit nga grupi parlamentar socialist. Bëhet me dije se në votim kanë abstenuar dy deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, ndërsa pjesa tjetër e grupit ka mbështetur vendimin për përjashtimin e saj.

Kjo vendimmarrje vjen pas tensioneve brenda Partisë Socialiste, të cilat kulmuan në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku Edi Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga forumet drejtuese të partisë.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë, të zhvilluar më 14 nëntor, kryeministri dhe deputetja patën një përplasje të drejtpërdrejtë, ku në qendër të diskutimit ishte qëndrimi kritik i Spiropalit ndaj mënyrës së drejtimit të partisë dhe funksionimit të strukturave të saj.

Sipas raportimeve nga mbledhja me dyer të mbyllura, Rama i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra, duke përdorur edhe krahasimin: “Unë për ty isha Skënderbeu, ti nga Mamica u bëre flamingo”.

Nga ana e saj, Spiropali ka kundërshtuar kërkesën për përjashtim, duke argumentuar se kritikat e saj nuk ishin personale ndaj Ramës, por kishin të bënin me mënyrën e përzgjedhjes së ministrave dhe drejtuesve, si dhe me individët që, sipas saj, abuzojnë me pushtetin.

Në Asamble, kërkesa për përjashtimin e saj nga partia nuk u hodh në votim. Propozimin e Ramës për përjashtimin e Spiropalit, në mblehdjen e Asamblesë e kanë kundërsgtuar edhe Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe.

Pas mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi se Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk do të ishin më pjesë e forumeve drejtuese të partisë, por do të vijonin të mbeteshin anëtarë të PS-së.

Ndërkohë, çështja e përjashtimit nga Grupi Parlamentar ishte lënë e hapur dhe pritej të trajtohej si një procedurë më vete.  Por me votimin e sotëm, përplasja politike mes Ramës dhe Spiropalit shënon një tjetër kapitull, si dhe përjashtimin e saj.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vjedhja e Postës Durrës, si “Big Brother”

Rritet me 40 milion euro kosto e rrugës Elbasan Qafë-Thanë

7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë pa mundur të hyjnë në shtëpitë e reja

Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër

Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
Artikulli tjetër Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Serbi, plagosen dy persona

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj luftanijes ruse në Libi?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Pelegrinazh serb në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër
Analize Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Pas përjashtimit të Spiropalit, PS zbret në 81 deputetë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 24 Nëntor, 2026
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Serbi, plagosen dy persona
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.