KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Leku, një medalje që shkëlqen në tregun valutor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Leku, një medalje që shkëlqen në tregun valutor
FinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Leku, një medalje që shkëlqen në tregun valutor

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2026 11:05 am
67 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Irena Beqiraj

 

Forcimi i lekut, që unë shpesh e quaj “Kryengritja e lekut”, është kthyer në një nga sukseset më të reklamuara të ekonomisë shqiptare. Një euro që këmbehet me gjithnjë e më pak lekë paraqitet si dëshmi stabiliteti, besimi dhe fuqizimi ekonomik.

Por “pasuria nuk krijohet duke e bërë paranë të duket më e vlefshme, por duke e bërë ekonominë më prodhuese” na këshillon Joseph Schumpeter-it, i cili na mëson po ashtu se zhvillimi i vërtetë buron nga inovacioni, produktiviteti dhe krijimi i vlerës.

Një monedhë mund të forcohet edhe kur prodhimi vendas dobësohet, eksportet bien dhe produktiviteti mbetet i ulët. Pra mund të kemi njëkohësisht një lek kryengritës dhe një ekonomi që nuk fiton të njëjtën betejë.

Pavarësisht debatit të burimit të valutës që qarkullon në tregun vendas, një nga modelet ekonometrike të Fondit Monetar Ndërkombëtar e vlerëson lekun rreth 38.4% të mbivlerësuar. Ky është një sinjal që meriton shumë më tepër vëmendje sepse me fjalë më të thjeshta, ky vlerësim ngre dyshimin se leku është më i fortë sesa mund të justifikohet nga disa prej treguesve themelorë të ekonomisë shqiptare apo nga aftësia e saj për të prodhuar, eksportuar e konkurruar.

Kjo situatë është veçanërisht problematike për eksportuesit. Një biznes shqiptar paguan pagat, qiranë dhe shumë prej kostove të tij në lekë, ndërsa produktin e shet në euro. Kur euro sjell gjithnjë e më pak lekë, të ardhurat e tij në monedhën vendase zvogëlohen. Nëse produktiviteti nuk rritet mjaftueshëm për të kompensuar këtë efekt dhe kostot e tjera, fitimi ngushtohet dhe konkurrueshmëria dobësohet.

Problemi bëhet edhe më i dukshëm kur shohim raportin mes kostos së punës dhe produktivitetit. Në vitin 2024, paga për punonjës në Shqipëri u rrit me 18.9%, ndërsa produktiviteti për orë pune u rrit me 3.6%. Këta tregues duhen krahasuar me kujdes, diferenca sinjalizon një presion të fortë mbi kostot e bizneseve, ku shpërblimi i punës po rritet shumë më shpejt sesa produktiviteti. Faturën e këtij ndryshimi e paguan prodhuesi që duhet të mbijetojë në treg.

Kjo nuk është thjesht një përshtypje apo mllef i atyre që nuk arrijnë të shohin arritjet e qeverisë, pasi edhe Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2026 evidenton se industria dhe bujqësia janë sektorë me produktivitet të ulët që kanë shënuar tkurrje. Eksportet e prodhimit industrial kanë rënë për të tretin vit radhazi, ndërsa forcimi i lekut përmendet shprehimisht ndër faktorët që kanë dëmtuar konkurrueshmërinë e eksporteve.

Forcimi i lekut edhe tkurrja e industrisë edhe bujqësisë nuk është thjesht një bashkëjetesë statistikore, por sinjal i një problemi strukturor edhe disbalancë ekonomike varfëruese.

Suksesi ekonomik nuk mund të matet me kursin e këmbimit. Ai matet me atë që prodhojmë, me produktivitetin, me eksportet dhe me vlerën që krijojmë për çdo orë pune. Një ekonomi bëhet më e pasur kur rrit produktivitetin, kur prodhon mallra me vlerë të shtuar dhe kur pagat rriten sepse punëtorët krijojnë më shumë vlerë, jo thjesht sepse rriten kostot . Ndaj kemi arsye të themi me plot gojën modeli ekonomik socialist e ka kthyer lekun në një medalje që shkëlqen në tregun valutor, ndërsa prodhimi vendas paguan faturën.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SHBA shpall tarifa të reja doganore, ndaj BE-së dhe Kinës

PD çon reformën territoriale në Kushtetuese

Kroatët po largohen masivisht nga Gjermania

Hija e mafies mbi Beogradin

Si po përdorin kartelet skafet e shpejta, për të “përmbytur” Evropën me kokainë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nis seanca plenare në Kuvend, në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet dhe gjobat ndaj protestuesve
Artikulli tjetër E penduara e SPAK fundos Olta Xhaçkën/ Kush është këshilltari që shfaqet në dosje?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

27 dhjetori, data e zgjedhjeve presidenciale në Serbi
Aktuale Analize Politike Rajoni 26 Nëntor, 2026
Hungaria hap dosjet e informatorëve të epokës komuniste/ Publikohen 60 mijë emra
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit në kuvend, në krahun e opozitës
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 26 Nëntor, 2026
Tirana, qyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë për blerjen e një apartamenti, në raport me pagat
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.