KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria plan për hyrjen e Tiranës/ Rrugë e re nga Rinasi, në Paskuqan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria plan për hyrjen e Tiranës/ Rrugë e re nga Rinasi, në Paskuqan
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSocialeZhvillim

Qeveria plan për hyrjen e Tiranës/ Rrugë e re nga Rinasi, në Paskuqan

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2026 11:29 am
58 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një projekt i ri rrugor me vlerë indikative prej 210.5 milionë eurosh është përfshirë në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare të Qeverisë Shqiptare, me synimin për të zgjidhur njëherë e mirë nyjën e trafikut në hyrjen veriore të kryeqytetit.

Sipas dokumentit zyrtar, projekti i titulluar “Rruga hyrje veriore e cila anashkalon Kamzën, duke lidhur autostradat e veriut, drejtpërdrejt me unazën e re të Tiranës” figuron nën administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar me nivel prioriteti A.

Ku do të kalojë gjurma e re?

Aksi i ri është konceptuar si një bypass verior me gjatësi rreth 17 kilometra, i cili shmang plotësisht zonën e banuar dhe trafikun e rënduar të Kamzës dhe Institutit. Gjurma nis në jug të nyjës së Rinasit — duke u lidhur direkt me autostradën Thumanë–Kashar — kalon përgjatë zonave të Valiasit dhe Zall-Herrit, dhe përfundon në nyjën e Paskuqanit, ku bashkohet me Lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Me ndërtimin e këtij aksi, automjetet që vijnë nga veriu i vendit apo nga Aeroporti i Rinasit nuk do të detyrohen më të përshkojnë rrugën kryesore dhe kthesën e Kamzës për të hyrë në Tiranë.

Përkundrazi, përmes nyjës së Paskuqanit, trafiku do të shpërndahet menjëherë drejt pjesës lindore dhe jugore të kryeqytetit nëpërmjet Unazës së Madhe, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe duke lehtësuar qarkullimin e ndotjen urbane në të gjithë zonën e Kamzës.

Ndonëse në Listën Unike projekti mban ende statusin “I pamaturuar”, pasi nuk ka ende të përfunduar studimin e plotë të fizibilitetit, hapat e parë teknikë kanë nisur.

Në tetor 2026, ARRSH hapi procedurën e tenderimit me fond limit rreth 1.8 milionë euro për studimin dhe projektimin e këtij aksi, me afat 12-mujor për dorëzimin e projektit të detajuar.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykata pezullon gjobën 5 milionë lekë ndaj 17-vjeçarit që u ndëshkua pse doli në protestë

Grekët “qajnë” shqiptarët: Askush nuk punon si ata, tani që ikën po falimentojmë

Rama i rrëmben Veliajt projektin 144.5 milion euro të ujësjellësit

Zvërnec/ Kush e zotëron në të vërtetë tokën ku Jared Kushner synon të ndërtojë resortin luksoz?

Anashkalohen kriteret për shpalljen e fituesve të tenderëve të pastrimit dhe gjelbërimit në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Anashkalohen kriteret për shpalljen e fituesve të tenderëve të pastrimit dhe gjelbërimit në Tiranë
Artikulli tjetër Zvërnec/ Kush e zotëron në të vërtetë tokën ku Jared Kushner synon të ndërtojë resortin luksoz?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 1 mijë gra dhe vajza pre e dhunës online
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Nëntor, 2026
Egjypt, shpërthen në flakë një çisternç me karburant, 30 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 26 Nëntor, 2026
Erion Veliajn nuk e lejojnë të takohet me avokatin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 26 Nëntor, 2026
Gjekmarkaj: “Keni mbjellë frikë e korrupsion, do të korrni zemërim e revoltë”
Aktuale Koment Kryesore Opinion Politike 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.