KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria plaket dhe zbrazet, të moshuarit detyrohen të punojnë për të mbijetuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria plaket dhe zbrazet, të moshuarit detyrohen të punojnë për të mbijetuar
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria plaket dhe zbrazet, të moshuarit detyrohen të punojnë për të mbijetuar

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2026 9:00 am
70 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po përballet me një paradoks gjithnjë e më shqetësues në tregun e punës: ndërsa të rinjtë largohen nga vendi dhe një pjesë e konsiderueshme mbetet jashtë punësimit dhe arsimit, të moshuarit vazhdojnë të punojnë edhe përtej moshës së pensionit.

Mungesa e fuqisë punëtore, pensionet e pamjaftueshme dhe vështirësitë ekonomike po e kthejnë punën në një domosdoshmëri edhe për ata që duhet të gëzonin vitet e pensionit, shkruan Monitor.

Sipas të dhënave të referuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, më shumë se një e katërta e shqiptarëve mbi 65 vjeç janë aktivë në tregun e punës. Ky nivel është mbi trefishin e mesatares së Bashkimit Europian, duke e renditur Shqipërinë në krye të vendeve të rajonit për këtë tregues.

Por pas kësaj shifre që mund të interpretohet si një tregues i pjesëmarrjes së lartë në ekonomi, fshihet edhe një realitet social: për shumë të moshuar, pensioni nuk garanton të ardhura të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet mujore.

Popullsia po tkurret, të moshuarit po shtohen

Të dhënat demografike tregojnë se vendi po përjeton një ndryshim të thellë të strukturës së popullsisë. Sipas INSTAT, në vitin 2025 popullsia rezidente zbriti në rreth 2.36 milionë banorë, ndërsa bilanci neto i migracionit rezultoi negativ me 28,836 persona.

Ndërkohë, pesha e grupmoshës mbi 65 vjeç është rritur ndjeshëm. Nga 11.3% që përfaqësonin në vitin 2011, të moshuarit tashmë përbëjnë gati 20% të popullsisë.

Ky zhvillim shoqërohet me largimin e të rinjve, rënien e lindshmërisë dhe tkurrjen e fuqisë punëtore, duke krijuar presione të reja mbi ekonominë dhe skemën e pensioneve.

Pensionet, larg kostos së jetesës

Vështirësitë bëhen edhe më të dukshme kur krahasohen të ardhurat e pensionistëve me nivelin e nevojshëm për të shmangur varfërinë.

Sipas të dhënave të vitit 2025, pensioni mesatar i pleqërisë në qytet ishte rreth 20,123 lekë në muaj, ndërsa në fshat vetëm 12,313 lekë.

Këto shifra tregojnë hendekun e madh mes të ardhurave të të moshuarve dhe kostos së jetesës, veçanërisht për ata që jetojnë vetëm dhe nuk kanë burime të tjera financiare.

Të rinjtë jashtë tregut, të moshuarit ende në punë

Një tjetër problematikë është përfshirja e ulët e të rinjve në ekonomi. FMN evidenton se Shqipëria vazhdon të ketë një nivel të lartë të të rinjve që nuk janë as në punë, as në arsim dhe as në trajnim.

Kështu, vendi përballet njëkohësisht me dy realitete: të rinj që nuk arrijnë të integrohen në tregun e punës ose zgjedhin të emigrojnë dhe të moshuar që vazhdojnë të punojnë përtej moshës së pensionit.

Ky kontrast nxjerr në pah nevojën për politika që jo vetëm të krijojnë mundësi punësimi për brezat e rinj, por edhe të garantojnë të ardhura dinjitoze për pensionistët.

Në një vend që po humbet popullsinë dhe po plaket me ritme të shpejta, sfida nuk është vetëm gjetja e punonjësve për bizneset, por edhe garantimi i një jete dinjitoze për ata që kanë punuar për dekada.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush jep llogari për dhunën në protesta?

Kush është shqiptari që po ndihmon Evropën të sfidojë dominimin amerikan dhe kinez në AI?

Përse disa protesta rrëzojnë qeveritë dhe të tjerat jo?

Tirana blindohet për 28 Nëntorin, 2 mijë policë në terren për protestën

Letra e fundit e Gianni De Gennaros: “Një ortek gënjeshtrash po më merr përpara”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, protestuesit nuk gjobiten për bllokimin e rrugës
Artikulli tjetër Arabia Saudite nën sulme me dronë dhe raketa

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kështu foli… Spiropali!
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Nëntor, 2026
Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.