KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një i dënuar për vrasje dhunon gardianin në burgun e Burrelit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një i dënuar për vrasje dhunon gardianin në burgun e Burrelit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Një i dënuar për vrasje dhunon gardianin në burgun e Burrelit

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2026 9:15 am
76 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një incident i dhunshëm është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku i dënuari Dritan Ymeri dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të policisë së burgjeve.

Ymeri, i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e mjekut Ilir Aliaj në Shkodër, dyshohet se e ka goditur gardianin fillimisht me grushte dhe më pas me një bombol të vogël gazi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, gjatë turnit të tretë. Punonjësi i policisë së burgjeve, i identifikuar me inicialet A. B., ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Deri më tani, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për incidentin dhe as nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rrethanat në të cilat ndodhi sulmi.

Dritan Ymeri është personi që u dënua me 18 vite burg për vrasjen e mjekut Ilir Aliaj, ngjarje e ndodhur në Shkodër më 30 korrik 2017. Viktima dhe autori ishin fqinj dhe konflikti mes tyre kishte nisur për shkak të disa punimeve që mjeku po kryente në banesën e tij.

Sipas dosjes së hetimit, mosmarrëveshjet kishin të bënin me rehabilitimin e shkallëve të godinës trekatëshe ku banonin të dy. Ymeri kundërshtonte punimet dhe natën e ngjarjes kishte shkuar në vendin ku ato po kryheshin, duke nisur t’i prishte.

Zhurma e krijuar zgjoi mjekun Ilir Aliaj, i cili doli për t’i kërkuar llogari fqinjit të tij. Debati mes tyre u përshkallëzua dhe Ymeri e qëlloi mjekun dy herë me pistoletë. Njëri prej plumbave e goditi në zonën e syrit dhe i shkaktoi dëmtime fatale në tru, ndërsa plumbi tjetër e kapi në këmbë.

Sipas prokurorisë, vrasja ndodhi në prani të familjarëve të mjekut. Pas të shtënave, Ymeri u largua nga vendngjarja, por disa orë më vonë u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës.

Gjatë procesit gjyqësor, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 20 vite burgim. Nga ana tjetër, Ymeri kërkoi rrëzimin e vendimit të shkallës së parë dhe rigjykimin e çështjes. Në përfundim, gjykata vendosi dënimin e tij me 18 vite burg.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush jep llogari për dhunën në protesta?

Kush është shqiptari që po ndihmon Evropën të sfidojë dominimin amerikan dhe kinez në AI?

Përse disa protesta rrëzojnë qeveritë dhe të tjerat jo?

Tirana blindohet për 28 Nëntorin, 2 mijë policë në terren për protestën

Letra e fundit e Gianni De Gennaros: “Një ortek gënjeshtrash po më merr përpara”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshjen për koalicionin e ri në Izrael
Artikulli tjetër Egnatia ngjitet në zonën play-off të Conference League, ndeshja e radhës vendimtare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kështu foli… Spiropali!
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Nëntor, 2026
Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.