Lëvizja Studentore Kombëtare ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit, duke mohuar çdo përfshirje në krijimin apo strukturat e ndonjë partie politike. Përmes një deklarate, LSK sqaron se nuk është pjesë e asnjë force politike, ndërsa thekson se beson te fuqia e studentëve për t’u organizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe horizontale.
Lëvizja nënvizon se vendimmarrja duhet të bëhet në mënyrë demokratike, përmes diskutimit dhe organizimit të përbashkët të studentëve.
Reagimi i Plotë:
Lëvizja Studentore Kombëtare nuk është pjesë e ndonjë partie politike! Duke marrë shkas nga pyetjet e shumta mbi ngjarjet e fundit, sqarojmë se LSK nuk është e përfshirë në krijimin apo strukturat e ndonjë partie politike. Ne besojmë në forcën e madhe që studentët kanë nëse organizohen së bashku, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe horizontale, ku diskutojnë dhe marrin vendime në mënyre demokratike.
Marrë nga Dosja.al