KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?
AnalizeFinanceKryesoreOpinionPolitikeSociale

Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2026 10:58 am
61 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kuvendi miratoi në mesnatë buxhetin 2027 dhe ligjet e Paketës Fiskake. Sërish edhe në seancë pati surpriza, ku u rrëzua propozimi i Komisionit të Ekonomisë për ujin e ambalazhuar me tvsh 6%. Gjithashtu u votua aty për aty një amendament i deputetes së PS, Briseida Çakëri për të shtyrë deri në dhjetor 2029 përjashtimin nga tatim-fitimi për hotelet me 4-5 yje, brende ndërkombëtare.

Paketa fiskale e vitit 2027 sjell ndryshime të rëndësishme në tatimin e bizneseve, konsumin, sektorin e turizmit dhe taksimin e automjeteve. Ndër masat kryesore janë rritja e tatimit mbi dividendin, ulja e pragut të regjistrimit në TVSH, ndryshimi i normës standarde të TVSH-së dhe zhvendosja e taksës së qarkullimit nga karburantet te taksat vjetore të automjeteve.

Paketa ka pësuar ndryshime gjatë shqyrtimit parlamentar, me trajtim të diferencuar fiskal për kategori të caktuara biznesesh, fermerët dhe prodhuesit vendas të duhanit.

Pragu i TVSH-së ulet në 5 milionë lekë

Nga 1 janari 2027, kufiri minimal i regjistrimit të detyrueshëm në TVSH ulet nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore.

Regjistrimi do të bëhet duke marrë në konsideratë qarkullimin e realizuar gjatë vitit 2026. Ndryshimi zgjeron numrin e bizneseve që përfshihen në skemën e TVSH-së, duke shtuar edhe detyrimet administrative dhe tatimore për sipërmarrjet e vogla.

Për fermerët, pragu i regjistrimit në TVSH do të mbetet 10 milionë lekë.

TVSH-ja standarde rritet në 21%, ushqimet bazë me 6%

Norma standarde e TVSH-së rritet nga 20% në 21%, ndërsa për një kategori produktesh të shportës ushqimore parashikohet aplikimi i normës së reduktuar prej 6%.

Në variantin fillestar të paketës fiskale, qeveria parashikonte uljen e TVSH-së për 54 produkte të konsumit bazë.

Gjatë shqyrtimit parlamentar është diskutuar edhe zgjerimi i listës me produkte të tjera, përfshirë produktet higjienike për gratë dhe foshnjat.

Ndërkohë, uji i ambalazhuar nuk do të përfitojë nga norma e reduktuar e TVSH-së, por do të tatohet me normën standarde prej 21%.

Dividendi rritet nga 8% në 15%

Një nga ndryshimet më të rëndësishme për sipërmarrjen është rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%.

Norma e re do të zbatohet për fitimet e shpërndara nga 1 janari 2027.

Për çdo 1 milion lekë dividend të tatueshëm, aksionerët do të paguajnë 150 mijë lekë tatim, nga 80 mijë lekë që paguajnë aktualisht.

TVSH-ja për hotelet rritet në 10%, zgjaten lehtësitë fiskale

Sektori i turizmit do të përballet me rritjen e TVSH-së për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%.

Nga ana tjetër, Kuvendi miratoi zgjatjen e afatit deri në vitin 2029 për përfitimin nga skema e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për strukturat akomoduese që plotësojnë kriteret ligjore për trajtim të veçantë fiskal.

Ndryshon tatimi mbi pagat

Paketa fiskale parashikon gjithashtu rishikimin e fashave të tatimit progresiv mbi të ardhurat nga punësimi.

Kufiri mujor mbi të cilin aplikohet norma tatimore prej 23% zhvendoset nga 200 mijë në 300 mijë lekë, ndërsa për pjesën e pagave mbi 700 mijë lekë në muaj parashikohet një normë më e lartë tatimore.

Ndryshimet synojnë të reduktojnë barrën tatimore për një pjesë të punonjësve me të ardhura të mesme dhe të rrisin tatimin për individët me paga të larta.

Hiqet taksa e qarkullimit nga karburantet

Nga viti 2027 ndryshon edhe modeli i taksimit të automjeteve dhe karburanteve.

Taksa e qarkullimit, që aktualisht aplikohet mbi çdo litër benzinë dhe naftë të konsumuar, hiqet nga karburantet. Në vend të saj, barra fiskale zhvendoset te taksat vjetore të automjeteve.

Sipas ndryshimeve të miratuara, taksat vjetore të automjeteve do të rriten mesatarisht dyfish.

Kjo ndryshon mënyrën e taksimit të drejtuesve të automjeteve, duke kaluar nga një detyrim i lidhur me sasinë e karburantit të konsumuar te një detyrim vjetor që lidhet me zotërimin e automjetit.

Efekti financiar për qytetarët dhe bizneset do të varet nga kilometrat e përshkuar, konsumi i karburantit dhe kategoria e automjetit.

Ruhet akciza e diferencuar për duhanin vendas

Një tjetër ndryshim i paketës fiskale lidhet me trajtimin tatimor të prodhimit vendas të duhanit.

Akciza e duhanit të prodhuar në Shqipëri do të vijojë të jetë e diferencuar në raport me importin dhe nuk do të barazohet me nivelin e akcizës së cigareve.

Ndryshime edhe në procedurat tatimore

Paketa fiskale përfshin gjithashtu ndërhyrje në legjislacionin për procedurat tatimore, me ndryshime që lidhen me mbledhjen e detyrimeve tatimore, parapagimet, pagesat me para në dorë dhe procedurat e çregjistrimit të bizneseve.

Në tërësi, ndryshimet fiskale të vitit 2027 prekin një spektër të gjerë të ekonomisë, nga konsumi familjar dhe të ardhurat nga punësimi, deri te shpërndarja e fitimeve, aktiviteti i biznesit, turizmi, bujqësia dhe transporti.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush jep llogari për dhunën në protesta?

Kush është shqiptari që po ndihmon Evropën të sfidojë dominimin amerikan dhe kinez në AI?

Përse disa protesta rrëzojnë qeveritë dhe të tjerat jo?

Tirana blindohet për 28 Nëntorin, 2 mijë policë në terren për protestën

Letra e fundit e Gianni De Gennaros: “Një ortek gënjeshtrash po më merr përpara”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 817 milionë lekë shpenzime për protestat, vetëm 75.7 milionë lekë për emergjencat civile
Artikulli tjetër Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve, me negociatat e anëtarësimit në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kështu foli… Spiropali!
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Nëntor, 2026
Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.