KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2026 11:32 am
78 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria rezulton të jetë vendi me përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton në banesa në pronësi në Europë. Të dhënat më të fundit të Eurostat-it, për vitin 2025, tregojnë se 94.6% e popullsisë në vendin tonë jeton në një banesë në pronësi të një anëtari të familjes, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian qëndron në 68.5%.

Për të patur një analizë sa me të thelluar ‘Scan Intel’ e ka krahasuar këtë tregues me vendet e Europës. Shqipëria ka tejkaluar edhe Rumaninë, e cila për vite me radhë ka qenë ndër vendet me nivelin më të lartë të pronësisë. Pas vendit tonë renditen Sllovakia me 93.8%, Rumania me 93.2% dhe Kroacia me 91.4%. Në anën tjetër të renditjes qëndron Gjermania, ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton në banesa që nuk i ka në pronësi.

Megjithatë, pavarësisht pozicionimit të Shqipërisë në krye të renditjes europiane, të dhënat historike tregojnë një ndryshim gradual të modelit të strehimit. Në vitin 2017, rreth 96.5% e popullsisë jetonte në banesa në pronësi, ndërsa në vitin 2025 ky tregues ka zbritur në nivelin më të ulët që prej fillimit të serisë statistikore.

Por, përse pronësia është kaq e përhapur në Shqipëri dhe në vendet e Europës Lindore? Një element i përbashkët i vendeve që kryesojnë renditjen është trashëgimia e ekonomive ish-socialiste. Privatizimi masiv i banesave pas ndryshimit të regjimeve politike, trashëgimia e pronës ndër breza dhe zhvillimi i kufizuar i tregut të qirave kanë ndikuar në strukturën aktuale të strehimit.

Nga pikëpamja ekonomike, një nivel i lartë pronësie nuk nënkupton domosdoshmërisht një fuqi më të madhe blerëse. Një familje mund të zotërojë një banesë të trashëguar, por të mos ketë kapacitetin financiar për të blerë një pronë me çmimet aktuale të tregut. Gjithashtu, në rastin e të rinjve, bashkëjetesa me prindërit në banesën familjare mund të fshehë vështirësitë e sigurimit të një strehimi të pavarur.

Mbizotërimi i pronësisë konfirmohet edhe nga Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, sipas të cilit 82.5% e njësive ekonomike familjare zotëronin banesën ku jetonin ose ishin në proces të marrjes së aktit të pronësisë, ndërsa 8.8% jetonin me qira dhe 8.7% kishin marrëveshje të tjera banimi. Diferenca mes dy burimeve duhet interpretuar me kujdes, pasi Eurostat mat individët, ndërsa Censi njësitë ekonomike familjare.

Një tjetër element që duhet marrë në konsideratë në Shqipëri është informaliteti i tregut të qirave. Në këtë kuptim, përqindja e lartë e pronësisë në Shqipëri mund të reflektojë më shumë historinë e akumulimit dhe transferimit të pasurisë familjare sesa mundësitë aktuale për të blerë një banesë.

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush jep llogari për dhunën në protesta?

Kush është shqiptari që po ndihmon Evropën të sfidojë dominimin amerikan dhe kinez në AI?

Përse disa protesta rrëzojnë qeveritë dhe të tjerat jo?

Tirana blindohet për 28 Nëntorin, 2 mijë policë në terren për protestën

Letra e fundit e Gianni De Gennaros: “Një ortek gënjeshtrash po më merr përpara”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës
Artikulli tjetër Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kështu foli… Spiropali!
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Nëntor, 2026
Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.