KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryebashkiaku i New York bën thirrje për ndryshime në qasjen ndaj emigrantëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Kryebashkiaku i New York bën thirrje për ndryshime në qasjen ndaj emigrantëve
BotaOpinionSocialeZhvillim

Kryebashkiaku i New York bën thirrje për ndryshime në qasjen ndaj emigrantëve

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2024 8:35 pm
104 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Krimi i lidhur me emigrantët në Nju Jork ka rritur shqetësimin mes shumë banorëve të qytetit, disa prej të cilëve fajësojnë për këtë fluksin e emigrantëve pa dokumente në dy vitet e fundit. Korrespondentët e Zërit të Amerikës Aron Ranen dhe Igor Tsikhananka biseduan me zyrtarë të zbatimit të ligjit, politikanë, aktivistë dhe emigrantë mbi këtë çështje të debatueshme.

Debati mbi çështjen e statusit të Nju Jorkut si një qytet që strehon emigrantët arriti kulmin në janar të këtij vit pas një sulmi ndaj dy policëve në sheshin Times Square, që dyshohet se u bë nga një grup emigrantësh.

Aktualisht, forcat lokale të zbatimit të ligjit nuk e kanë të lejuar të bashkëpunojnë me autoritetet federale të imigracionit. Edhe kur emigrantët dënohen për krime dhe lirohen, autoritetet e imigracionit shpesh nuk njoftohen, duke penguar dëbimet e mundshme të tyre nga vendi. Banorët e Nju Jorkut duket se janë të ndarë për këtë çështje.

“Mendoj se gjykatat duhet të komunikojnë me autoritetet federale të imigracionit dhe të dëbojnë ata që kryejnë krime”, thotë banorja e Nju Jorkut Marie Shultz.

“Shumë hotele kanë emigrantë. Unë kurrë nuk kam pasur probleme me ta. Ne kemi Statujën e Lirisë këtu, me mesazhin ‘Ndihmoni të vuajturit, të varfërit dhe ata që duan të jenë të lirë’. Ky është identiteti i qytetit të Nju Jorkut”, thotë banori i Nju Jorkut Karl Kozel.

Ndërkohë, aktivistët që mbështesin emigrantët thonë se kjo çështje është ekzagjeruar.

“Mendoj se Nju Jorku duhet të vazhdojë të jetë një qytet që strehon dhe mbron emigrantët. Theksimi i rasteve të izoluara të emigrantëve që kryejnë krime është thjesht një gjë shumë tipike. Veçimi i rasteve negative është një përpjekje për të njollosur një grup të caktuar njerëzish”, thotë Ilze Thielmann nga organizata “Team TLC NYC”, që mbështet emigrantët.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës për këtë çështje në një konferencë shtypi më 27 gusht, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams shprehu pikëpamjet e tij për ndryshimin e statusit të qytetit si një strehë për emigrantët.

“Njerëzit që kryejnë akte të dhunshme ndaj njujorkezëve, emigrantëve të tjerë dhe individëve pa dokumente nuk duhet të qëndrojnë në vendin tonë pas mbarimit të dënimeve”, tha ai.

Edhe zyrtarë të qeverisë federale komentuan këtë çështje.

“Ne nuk duam të heqim politikat e strehimit të emigrantëve. Ne duam thjeshtë ndryshime të vogla, që mundësojnë bashkëpunimin me policinë e Nju Jorkut për të arrestuar ata individë dhe për t’i hequr ata nga rrugët”, thotë Ken Genalo nga Zyra e Emigracionit dhe Doganës.

Zoti Genalo thotë se aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për krimet e emigrantëve në qytetin e Nju Jorkut.

“Problemi me përpjekjen për të mbledhur shifra dhe statistika mbi krimin e emigrantëve, apo atyre që nuk janë shtetas është se qyteti i Nju Jorkut ka statusin e një qyteti që i strehon emigrantët. Ata kanë politika që pengojnë çdo bashkëpunim me ne. Pra, nëse një individ arrestohet, policia e Nju Jorkut nuk lejohet të pyesë mbi shtetësinë e të arrestuarit. Pra, mund të ketë rritje ose rënie të krimeve të kryera nga emigrantët, por në realitet nuk mund të bëhen këto dallime në një qytet që i mbron emigrantët”, thotë ai.

Banorëve të qytetit, ndërkohë, u lihet të vlerësojnë vetë nëse kërcënimi nga krimet e emigrantëve është i ekzagjeruar apo i saktë.

Shumë emigrantë të pastrehë jetojnë në tenda në ishullin Randall. Disa thonë se pasi perëndon dielli gjendja ndryshon.

“Kur jeni jashtë, zakonisht nuk ndjen siguri sepse shumë njerëz janë të pajisur me armë, disa prej tyre me thika”, thotë Dallo, emigrant pa dokumente në Nju Jork.

“Këtu gjithçka është e rrezikshme. Njerëzit përleshen dhe vriten. Ka gjithçka këtu”, thotë një emigrant tjetër.

Megjithatë, diskutimi mbi çështjen nëse Nju Jorku mund të vazhdojë të jetë një qytet që i mbron emigrantët e paligjshëm dhe të garantojë sigurinë e të gjithë banorëve të tij ende po vazhdon. Vendimi për këtë çështje do të ndikojë për të ardhmen e qytetit dhe atë të politikave të tij.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 50% e popullsisë botërore po përballet me mungesën e ujit
Artikulli tjetër Itali, pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore, ministri jep dorëheqjen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.