KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bizneset kanë nevojë të ndryshojnë qasje në lidhje me digjitalizimin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bizneset kanë nevojë të ndryshojnë qasje në lidhje me digjitalizimin
AnalizeFinanceKryesore

Bizneset kanë nevojë të ndryshojnë qasje në lidhje me digjitalizimin

Përditësimi i fundit: 7 Shtator, 2024 8:17 am
165 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë shoqëritë që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31.7%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 30.7% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 25.7%.

Të dhënat krahasuese të EUROSTAT tregojnë se Shqipëria mbetet mbrapa nivelit mesatar të Bashkimit Europian. Në vitin 2022, 22.9% e bizneseve të anketuara në BE ofronin shërbime të tregtisë elektronike. Zgjerimi i dixhitalizimit të shërbimeve të biznesit është një domosdoshmëri në një epokë kur zgjidhjet dixhitale po e transformojnë sjelljen konsumatore. Veçanërisht për brezat e rinj, të rritur në epokën e internetit dhe telefonave inteligjentë, blerja e shërbimeve apo produkteve në rrugë dixhitale është normaliteti i ri, ndërsa të shkuarit fizikisht dhe të priturit në radhë në njësi shërbimi është një shpenzim kohe i panevojshëm.

Askush nuk dëshiron të shpenzojë kohë dhe energji për të printuar letra të panumërta që vetëm shtojnë shpenzimet, e më pas, të presin në radhë për të marrë konfirmimin mbi të njëjtat letra – procese lehtësisht të zëvendësueshme nga alternativat digjitale që biznese të ndryshme ofrojnë. Dixhitalizimi i proceseve nuk është vetëm një alternativë, por një zgjidhje inovative më e sigurt, më e shpejtë, më e lirë.

Në mënyrë specifike, pagesat elektronike janë një indikator i thërthortë që tregon në një masë të konsiderueshme shkallën e dixhitalizimit të shërbimeve të biznesit. Banka e Shqipërisë vlerëson se vitin e kaluar shqiptarët kryen mesatarisht 21 pagesa elektronike
për frymë. Shifrat tregojnë se përdorimi i pagesave elektronike është rritur me ritme të shpejta në vitet e fundit.

Në mënyrë specifike pagesat elektronike janë një indikator i tërthortë që tregon në një masë të konsiderueshme shkallën e digjitalizimit të shërbimeve të biznesit. Banka e Shqipërisë vlerëson se vitin e kaluar shqiptarët kryen mesatarisht 21 pagesa elektronike për frymë. Shifrat tregojnë se përdorimi i pagesave elektronike është rritur me ritme të shpejta vitet e fundit.

Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 64.1 miliardë lekë, 26.6% më shumë krahasuar me vitin 2022. Për vitin 2023, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 14.5% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 13.9% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë.

Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga rritja e shpejtë e numrit të turistëve të huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë po shtyn një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej në 19 184, në rritje me 18.2% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, pagesa me para elektronike është një formë pagese e ngjashme me pagesën me kartë bankare, por ndryshimi kryesor është se këto transaksione nuk kryhen përmes kartave dhe POS-eve të sektorit bankar, por nëpërmjet infrastrukturës së institucioneve të
licencuara të parasë elektronike. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri dhe vlera e veprimeve me para elektronike është në rritje të ndjeshme në vitet e fundit. Për vitin e kaluar, numri i transaksioneve me para elektronike arriti në më shumë se 11.2 milionë, në rritje me 38% krahasuar me një vit më parë. Rritja është akoma më e ndjeshme në vlera të transaksioneve. Për vitin 2023 vlera e raportuar e veprimeve me para elektronike arriti në 91.6 miliardë lekë, në rritje me 102% krahasuar me vitin 2021.

Hapa të rëndësishëm në këtë drejtim janë marrë edhe nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, e cila ka nisur një projekt pilot për të testuar këtë platformë të re: nga fatura e kafes e deri te pagesat utilitare si drita, ujë, gjoba etj., projekt i cili u prezantua për herë të parë në kryeqytet dhe më pas do të zhvillohet në qytetet e Përmetit dhe Peshkopisë.

Në industrinë e financave personale, iute ka ofruar një përditësim konstant të teknologjisë dhe puna e bërë edhe me portofolin e tyre të gjerë të klientëve ka kontribuar në aftësimin e grupmoshave të ndryshme në përdorimin e parasë elektronike apo aplikacioneve
financiare. Ky projekt pilot synon aftësimin dhe edukimin e popullatës mbi paratë elektronike, por edhe mbi pagesat online në tërësi, duke synuar kështu që angazhimi edhe i partnerëve si iute, të sjellë një rritje të këtyre aktiviteteve, brenda kornizës së politikave të “Open
Banking”.

Rritja është po kaq e dukshme edhe në numrin e llogarive. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar numri i llogarive të parasë elektronike arriti në më shumë se 153 mijë, në rritje me 110% krahasuar me një vit më parë. Këto shifra dëshmojnë rritjen e peshës së institucioneve të parasë elektronike në tregun e pagesave. Besohet se me aplikimin e shërbimeve të bazuara në bankingun e hapur (Open
Banking), hapësirat konkurruese të institucioneve financiare fintech do të zgjerohen. Dixhitalizimi i pagesave po ndërthurret edhe shërbimet e financimit që ofrojnë institucionet fianciare fintech, kryesisht ato të modelit “bli tani, paguaj më vonë”, që mundësojnë sigurimin e financimit për të blerë produktin apo shërbimin direkt në faqet e internetit të shitësit. Shërbime të këtij lloji ofrohen tashmë nga shumë kompani të shitjeve me pakicë në faqet e tyre të e-commerce, përveçse në dyqanet fizike.

Dixhitalizimi i shërbimeve të biznesit dhe pagesave dhe ulja e shkallës së lartë të përdorimit të parasë fizike është një sfidë e madhe për ekonominë shqiptare.

Me gjithë rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, në Shqipëri mbizotëron pagesa me para fizike.

Sipas BSH, raporti i parave jashtë bankave ndaj parasë likuide vitin e kaluar ishte sërish në nivele të larta, 51 përqind.

Pjesa më e madhe e njerëzve nga ana tjetër e ka të vështirë ta kuptojë se përdorimi i parasë cash nuk është metodë pagese pa kosto, por përkundrazi është e kushtueshmepër një ekonomi, nëse merren në konsideratë shpenzimet për pranimin e këtyre pagesave, kostot e ruajtjes dhe transportimit të parasë dhe nëse kuantifikohet rreziqet operacionale të lidhura me paranë fizike. Për këtë arsye, rritja e përdorimit të pagesave dixhitale jo vetëm për të zëvendësuar transaksionet bankare, por edhe pagesat në pikën e shitjes është shumë e rëndësishme
për ekonominë. Këto pagesa vazhdojnë të kenë kartat bankare si instrumentin e tyre kryesor, megjithëse në vitet e fundit kanë filluar të përdoren edhe pagesat me teknologji alternative të parasë elektronike. Verën e kaluar, Komisioni Europian i rekomandoi Shqipërisë vendosjen e një shume tavan për pagesat me para fizike.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Mbipopullim i burgjeve”, Britania piketon shtetin e BE-së për t’i dërguar të dënuarit e tepërt
Artikulli tjetër Inteligjenca Artificiale u kthye , nga një shpresë e humbur, në teknologjinë më premtuese në botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.