KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hapen pikat kufitare me Serbinë, Zveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Hapen pikat kufitare me Serbinë, Zveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar
AktualeFokusRajoni

Hapen pikat kufitare me Serbinë, Zveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar

Përditësimi i fundit: 7 Shtator, 2024 8:58 pm
144 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla, njofton hapjen e dy pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarja dhe Bërnjaku, të cilat që dje ishin të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Sipas ministrit, ” janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar “.
“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë“, shkruan Zveçla, në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Për më shumë se dymbëdhjetë orë dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Mërdarë u mbyllën për qarkullim. Që nga ora 18:00 e mbrëmjes së të premtes, qytetarët serbë në territorin e Serbisë, kishin bllokuar rrugët në afërsi të pikave kufitarë me Kosovën.

Për shkak se serbët nuk lejuan të qarkullojnë udhëtarët me dokumente identifikimi dhe vetura me targa të lëshuara nga autoritetet e Kosovës, institucionet në vend kanë mbyllur për qarkullim pikën kufitare të Mërdarës dhe Bërnjakut.

Të gjithë udhëtarët që u nisën të hyjnë brenda territorit të Serbisë përmes pikës kufitare të Merdarës, u kthyen prapa pas njoftimit që merrnin nga zyrtarët policor në këtë pikë kalimi.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë së shtunës u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Ai duhet të ndalet para se të hyjë në luftë”, ka shkroi Gërvalla.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke thënë që bllokadat tregojnë afërsinë e shtetit serbë me bandat kriminale, shtoi se Serbia nuk do fqinjësi të mirë.

Bllokimi i rrugëve pranë pikave kufitare në Serbi, vjen pasi më 30 gusht, Policia e Kosovës mbylli pesë komuna paralele që vepronin ilegalisht në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mjekët pezullojnë punën në privat
Artikulli tjetër OBSH: E vërteta rreth telefonave celularë dhe lidhjes me kancerin e trurit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.