KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli arreston një qytetar: Po planifikonte të vriste Netanyahun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli arreston një qytetar: Po planifikonte të vriste Netanyahun
AktualeBota

Izraeli arreston një qytetar: Po planifikonte të vriste Netanyahun

Përditësimi i fundit: 19 Shtator, 2024 5:15 pm
89 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Policia në Izrael ka arrestuar një qytetar izraelit, që pretendon se ishte rekrutuar nga Irani për të vrarë zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, thanë autoritetet më 19 shtator.

“Një qytetar izraelit ishte rekrutuar nga inteligjencës iraniane për të vrarë figura izraelite. Ai ishte futur dy herë fshehurazi në Iran dhe kishte pranuar pagesa për të kryer misione”, tha policia dhe Shin Bet.

Në mesin e personave të shënjestruar, sipas njoftimit, ishin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, shefi i shërbimit të sigurisë Shin Bet, Ronen Bar, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Sipas një dokumenti të gjykatës, që e ka siguruar AFP-ja, personi i arrestuar u identifikua si Mordechai Maman nga Ashkeloni, i lindur më 1952. Në këtë dokument thuhet se ai është i arrestuar që nga 29 gushti.

Në deklaratën e përbashkët të institucioneve të sigurisë u tha se i arrestuari ishte “një biznesmen që ka jetuar në Turqi për një kohë të gjatë” dhe mbante kontakte me turqit dhe iranianët të cilët e njoftuan atë përmes telefonit me një biznesmen iranian të quajtur Eddie.

Izraeli pretendoi se ka kishte vizituar Iranin në maj të këtij viti, ishte takuar me Eddien, por Eddie “kishte pasur vështirësi” që të largohej nga Irani.

Po ashtu u tha se i arrestuari ishte takuar me dikë që quhej Hajjah, që e kishte prezantuar me një operativ të sigurisë iraniane.

Izraeli tha gjatë këtij udhëtimi, të arrestuarit i ishte kërkuar që të kryente misione të sigurisë në Izrael, përfshirë transferimin “e parave apo armëve”, të fotografonte vende publike të frekuentuara dhe që të kërcënonte izraelitë të tjerë, në mënyrë që të rekrutoheshin nga Teherani.

Autoritetet izraelite pretenduan se ai kishte shkuar në mënyrë të paligjshme në Iran në gusht dhe derisa ishte atje, “ai u takua me agjentë të tjerë të inteligjencës iraniane dhe iu kërkua që të kryente aktivitete terroriste për Iranin në tokën izraelite, përfshirë vrasje”.

Disa nga personat, që ishte propozuar të vriteshin, sipas Izraelit, synohej të shënjestroheshin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, u tha në njoftim. Haniyeh ishte vrarë në Teheran gjatë korrikut.

Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin për vrasjen, por Izraeli nuk është deklaruar për këtë ngjarje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nis hetimi për “Wisdom”, ish-rektori: Denoncova skandalin, më falsifikuan firmën
Artikulli tjetër Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.