KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë pritet nga zgjedhjet në Austri?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Çfarë pritet nga zgjedhjet në Austri?
BotaOpinionPolitike

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Austri?

Përditësimi i fundit: 19 Shtator, 2024 5:24 pm
103 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Austriakët do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit më 29 shtator, në votimet që mund të vendosin në vend të parë partinë e ekstremit të djathtë, Partinë e Lirisë (FPO) për të formuar Qeverinë, për herë të parë në historinë e pasluftës në Austri.

Megjithatë, FPO-ja ka pak gjasa që të fitojë shumicë absolute dhe do t’i duhej një partner koalicioni për të qeverisur. Kostoja më e lartë e jetesës dhe rregullat më të rrepta të emigracionit janë çështje kyçe, me sigurinë që ka hyrë si temë e rëndësishme, pasi muajin e kaluar policia parandaloi një sulm gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift në Vjenë. Atëbotë, u arrestuan tre adoleshentë, të gjithë nga familje emigrantësh.

Vërshimet në gusht dhe shtator po ashtu kanë futur në agjendë temën e ndryshimeve klimatike. Me 27-29 për qind, FPO-ja, parti kritike ndaj fesë islame, ka udhëhequr për muaj të tërë në sondazhe me rreth tre pikë të përqindjes kundrejt partisë konservatore në pushtet, Partisë Popullore austriake (OVP). Ndërkaq, Socialdemokratët (SPO) e qendrës së majtë, sipas sondazheve do të dalin në vend të tretë.

Duke ndjekur agjendën “Austria e Para”, FPO-ja mbështetë atë që e quan “riemigrim” apo kthimin e personave në shtetet nga vijnë familjet e tyre. Kjo parti kërkon që të kthehen veçmas personat që shkelin ligjin. SPO-ja është më liberale, por ende dëshiron rishpërndarjen e azilkërkuesit për të zbutur barrën e Austrisë.

Edhe pse ka rënë, inflacioni në Austri për dy vjet ishte mbi mesataren e Bashkimit Evropian, ndërkaq rritja ekonomike nën mesatare. Austria varet shumë nga gazi rus dhe është nën presion të madh që të heqë dorë nga ai.

Kryetari i FPO-së, Herbert Kickl, është kritik i ashpër i BE-së, dhe këtë vit arriti një aleancë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, një kritik po ashtu i Brukselit i cili dëshiron të ulë emigrimin.

Kritikët thanë se Kickl mbështetet në metafora të epokës naziste, një akuzë që ai e mohon. Por, aftësia e tij në të folur e ka ndihmuar atë që të pozicionet si kandidat antiestablishment, edhe pse ai kishte shërbyer në Qeveri si ministër i Brendshëm më 2019.

Nga shumica e elitës politike ai shikohet si shumë i afërt me Rusinë. Kickl kundërshton dërgimin e ndihmave në Ukrainë. Ai kundërshtohet nga udhëheqësit e partive të tjera politike, të cilët janë zotuar se nuk do të punojnë në një qeveri që do të udhëhiqej nga ai.

Por, nëse ai pajtohet që dikush tjetër të bëhet kryeministër, sikurse më herët gjatë këtij viti veproi nacionalisti holandez, Greet Wilders, mund të krijohet mundësia që të formohet Qeveria e parë në historinë e pasluftës që do të udhëhiqej nga FPO-ja, duke e lëvizur Austrinë nga e djathta. Megjithatë, ai nuk ka shfaqur vullnet për një gjë të tillë.

Partneri i vetëm i mundshëm i koalicionit për FPO-në duket të jetë OVP-ja, e cila mposhti parashikimet dhe doli pas FPO-në në zgjedhjet evropiane që u mbajtën në qershor.

Një fitore e OVP-së do të pengonte përpjekjen e Kicklit që të marrë kancelarinë, duke e bërë më të mundshme një aleancë mes OVP-së dhe FPO-së.

Sondazhet aktuale sugjerojnë se OVP-ja do të jetë partia që do të mund të përcaktojë fatin e koalicionit qeverisës, dhe mund të jetë në gjendje që të vendosë mes një koalicioni me FPO-në apo që të Austria të ketë për herë të parë një koalicion me tri parti. Aty do të mund të përfshihej, SPO-ja, NEOS liberale apo të Gjelbërit, që aktualisht janë partnerët qeverisës të OVP-së.

Gjermania fqinje më 2021 formoi koalicionin e saj të parë trepalësh, që rezultoi të jetë mjaft jopopullor, duke nxitur rritjen e mbështetjes për partitë e ekstremit. Një përsëritje e kësaj situate në Austri, e cila ka pasur Qeveri afatshkurtra, përfundimisht mund të rrisë mbështetjen për FPO-në.

Kushdo që do të fitojë me gjasë do të insistojë për rregulla më të ashpra për emigrim. Një kombinim FPO-OVP do të hapte rrugën për shkurtim të taksave, përderisa një koalicion më centrist që do të mund të përshpejtonte largimin nga gazi rus.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 06:45 deri në orën 17:00. Projeksionet, që kryesisht janë shumë të besueshme, do të publikohen shpejt pas mbylljes së votimeve. Rezultati i zgjedhjeve rëndom është i qartë gjatë natës së zgjedhjeve, kur të gjitha, pos votave me postë, numërohen. Votat me postë numërohen në ditët pasuese.

Presidenti Alexander Van der Bellen, ish-lider i të Gjelbërve, do t’i kërkojë një partie që të formojë Qeverinë. Zakonisht, partia që del e para ftohet për të formuar Qeverinë, por Van nder Bellen ka shprehur rezerva sa i përket FPO-së, e ndaj Kickles në veçanti. Arritja e një marrëveshjeje të detajuar koalicioni zakonisht merr kohë dy muaj. Më pas shpallet përbërja dhe Qeveria e re.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hyn në fuqi udhëzimi për dypunësimin e mjekëve
Artikulli tjetër Udhëheqësi i Hezbollahut: Sulmet e Izraelit ndaj Libanit janë një shpallje lufte

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.