KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hyn në fuqi udhëzimi për dypunësimin e mjekëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Hyn në fuqi udhëzimi për dypunësimin e mjekëve
AktualeFokusSociale

Hyn në fuqi udhëzimi për dypunësimin e mjekëve

Përditësimi i fundit: 19 Shtator, 2024 5:23 pm
106 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Punësimi i mjekëve të institucioneve publike edhe pranë institucioneve shëndetësore private do të zbatohet nëpërmjet rregullave të reja të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.Për mjekët që janë të punësuar në spitalet publike dhe dëshirojnë të punësohen edhe pranë spitaleve apo klinikave private, sipas udhëzimit “Mbi procedurat e verifikimit dhe shqyrtimin e kërkesës së mjekëve të institucioneve publike për të ushtruar profesionin në institucione jopublike, publikimin e të dhënave në regjistrin elektronik, formatin dhe mënyrën e përditësimit të regjistrit” do të bëhet vetëm pas miratimit të kërkesës nga drejtuesit e institucionit shëndetësor pranë të cilit janë të punësuar.

Procedurat e udhëzimit të ri të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktojnë se fillimisht mjekët duhet të dorëzojnë një kërkesa te titullari drejtues i institucionit publik pranë të cilit janë të punësuar. Më pas kërkesa do të shqyrtohet për miratim ose jo të saj mbështetur te vlerësimi për ngarkesën e orëve që mjeku ushtron në institucionin shëndetësor publik dhe ngarkesën e punës që ka në institucionin shëndetësor jopublik. Po ashtu do të vlerësohet edhe ngarkesa mendore dhe fizike e mjekut. Do të vlerësohet gjithashtu edhe korrektësia e mjekut në punë dhe nëse ka konflikt interesi me institucionin ku ai kërkon të dypunësohet.

Sipas udhëzimit  bazuar në këto kritere vendimi nga titullari do të merret brenda 10 ditëve.

Titullari i institucionit shëndetësor publik vendos mosmiratimin e kërkesës së mjekut, nëse nuk plotësohen kriteret e përmendura në këtë udhëzim.

Në rast miratimi të kërkesës, titullari i institucionit njofton ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, duke i bashkëlidhur kërkesën e mjekut, vendimin e arsyetuar, si dhe të dhënat e tjera të nevojshme për publikim në regjistrin përkatës.

Për rastet e rrëzimit të kërkesës mjeku ka afat brenda 30 ditëve të ankohet.

Po ashtu udhëzimi përcakton se për mjekët, që me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi ushtrojnë profesionin e tyre njëkohësisht në një institucion shëndetësor publik dhe në një institucion shëndetësor jopublik, paraqesin brenda 2 muajve një kërkesë për vijimin e kësaj marrëdhënieje, sipas formatit bashkëlidhur këtij udhëzimi.

NDRYSHIMI I TË DHËNAVE

Në rast mosshqyrtimi të kërkesës së paraqitur ose mosmiratimit të saj, mjeku ka të drejtë të paraqesë ankim, dhe në këtë rast procedohet sipas parashikimeve të pikave 9–14 të këtij udhëzimi. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve

Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trump-it
Artikulli tjetër Çfarë pritet nga zgjedhjet në Austri?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në mbrojtje të Perëndimit
Analize Bota Editorial Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.