Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres wshtw shpallur non grata nga Izraeli. Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se i ka ndaluar Guterres, hyrjen në vendin e tij, sepse nuk e ka dënuar sulmin raketor të Iranit kundër Izraelit. Irani hodhi të martën më shumë se 180 raketa balistike drejt Izraelit, në përgjigje të agresionit të tij në Liban dhe në Gazë.
Guterres lëshoi një deklaratë të shkurtër, duke iu referuar vetëm sulmeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe duke dënuar përshkallëzimin e vazhdueshëm të konfliktit. Më herët të martën, Izraeli dërgoi trupa në Libanin jugor. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se fakti që Guterres nuk e përmendi Iranin, e bën atë person të padëshirueshëm në Izrael.
“Kushdo që nuk mund ta dënojë qartazi sulmin e urryer të Iranit kundër Izraelit, siç bënë pothuajse të gjitha vendet e botës, nuk e meriton të shkelë në tokën izraelite. Izraeli do të vazhdojë t’i mbrojë qytetarët e tij dhe ta ruajë dinjitetin e tij kombëtar, me ose pa Antonio Guterresin”,tha Katz.