Ka një tendencë rritjeje për restorantet, hotelet, mobilimin, ndërsa ka mbetur e njëjtë pesha për arsimin, shëndetin. Të dhënat u bënë të ditura në anketën e buxhetit të familjeve 2023, publikuar nga INSTAT.
Në vitin 2023, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një Njësi Ekonomike Familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, vlerësohen me 91.675 lekë. Ky tregues është 3,7% më i lartë se në vitin 2022. Shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 68.4 miliardë lekë në muaj.
– “mobilim dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” 5,1%.
Sipas strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum grupet kryesore janë:
– Grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 36.349 lekë, i cili zë një peshë prej 39,6 % në buxhetin familjar.