KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Antidroga italiane ngre alarmin: Mafia shqiptare po forcohet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Antidroga italiane ngre alarmin: Mafia shqiptare po forcohet
AnalizeFokusKryesoreOpinion

Antidroga italiane ngre alarmin: Mafia shqiptare po forcohet

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2024 7:28 am
115 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol në rritje të organizatave kriminale shqiptare që veprojnë në Itali.

Sipas raportit, që u publikua të martën nga Drejtoria e Antidrogës italiane, “trafikantët shqiptarë të drogës po ngjiten me shpejtësi në radhët e organizatave më agresive dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në Itali”.

Sipas raportit, “kjo dëshmohet nga numri i lartë i rasteve të raportuara në Itali nga polica për autoritetet gjyqësore në vitin 2023 në fushën e drogës: 171 organizata shqiptare që synojnë trafikun e drogës dhe 1,432 shqiptarë për krimin e shpërndarjes së drogës, të cilët përbëjnë 16.44% të gjithë të huajve të raportuar për këto vepra”.
Sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen në vitin 2023 pas marokenëve në raportimet e policisë italiane pranë organeve të drejtësisë për veprat penale të drogës, me 1604 raste, nga 1574 që ishin raportuar në vitin 2022.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të raportuar, sipas policisë italiane, kanë aktivite në fushën e kokainës, ku janë raportuar 1263 persona nga 1211 në vitin 2022.

Raporti thotë se organizatat shqiptare kanë aftësi për të lëvizur sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës.

“Për kokainën”, thotë raporti, “ata kujdesen për çdo fazë të zinxhirit të furnizimit dhe shpërndarjes: blerjen në vendet e prodhimit, grumbullimin e lëndës narkotike në portet holandeze dhe belge, transportin në destinacion me mjete të modifikuara posaçërisht, deri në fazën e mëpasshme të shpërndarjes së drogës në territorin Italian”.

“Për organizatat kriminale nga e gjithë bota të përfshira në trafikun e drogës, Kolumbia është një vend i rëndësisë strategjike”, thotë raporti.

“Aktualisht kartelet meksikane, ato braziliane dhe mafia shqiptare duket se janë partnerët kryesorë të rrjeteve kolumbiane. Krimi i organizuar italian historikisht më i lidhur me trafikun nga Kolumbia është ‘Ndrangheta’. Organizata tjetër ‘Camorra’, edhe pse nuk është e pranishme në formë të përhershme, duket se përfiton nga furnitorët kolumbianë”, thotë raporti i antidrogës italiane.

Raporti i Drejtorisë italiane të Antidrogës thotë se afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar lidhjet e drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht në furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e marijuanës.

Sipas raportit, organizatat shqiptare veprojnë në territorin italian në grupe të vogla, në disa raste multietnike, të cilat merren kryesisht me tregtimin e drogës, ose ato veprojnë në mënyra që pasqyrojnë strukturat e tipit mafioz, duke shfrytëzuar metodat frikësuese.

Raporti i antidrogës italiane thotë se organizatat shqiptare duke pasur dhe zhvilluar marrëdhënie të drejtpërdrejta për furnizim nga rajonet prodhuese, janë gjithnjë e më shumë në lidhje me mafien kalabreze, të Kampanisë dhe Sicilisë apo me grupe të tjera kriminale.

Sipas raportit, grupet shqiptare shfrytëzojnë të ashtuquajtirën “Rrugën Ballkanike”, të transportit të heroinës afgane nga Turqia në Itali dhe shtetete të tjera evropiane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Washington/ Zbulohen ‘gjetjet paraprake’ rreth të shtënave në Darkën me Korrespondentët

Rritja e pagave në Evropë, që nga viti 2020

Bujqësia në ‘koma’, importet e ushqimeve rriten

Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë trefishohet

Viktor Orban heq dorë nga mandati i tij në parlament

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sa vlerë ka arsimi në Shqipëri?
Artikulli tjetër Gjakove, shkon në 13 numri i nxënësve të lënduar nga sfida në Tik-Tok

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës
Analize Koment Politike Rajoni Zhvillim 27 Prill, 2026
Të shtënat me armë, në darkën e Trump me gazetarët
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 27 Prill, 2026
The Guardian: Miqtë e Orban nisin “emigrimin” në prag të marrjes së stafetës nga Magyar
Aktuale Analize Bota Opinion Politike 27 Prill, 2026
Burrë e grua vriten në atentat në Balldre të Lezhës, makina u qëllua me mbi 30 plumba
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.