KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Biznesi: Kostot për përmbushjen e standardeve të BE-së, t’i mbulojë shteti
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Biznesi: Kostot për përmbushjen e standardeve të BE-së, t’i mbulojë shteti
EkonomiKryesoreOpinion

Biznesi: Kostot për përmbushjen e standardeve të BE-së, t’i mbulojë shteti

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2024 6:16 pm
116 Shikime
Share
3 Min. Leximi
Business Finance, accounting, contract, advisor investment consulting marketing plan for the company with using tablet and computer technology in analysis.
SHARE

Ambicia e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, sjell me vete mundësi të reja për bizneset prodhuese për t’u zgjeruar në një treg më të madh, ashtu sikurse sjell edhe sfida.

Një anketë e fundit e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve vëren se shumica e bizneseve investojnë duke pasur si motivim kryesor për rritjen e cilësisë së produkteve zgjerimin në tregun e BE-së.

Kështu (55%) ose më shumë se një në dy kompani janë të gatshme të investojnë në cilësi për shkak të aspiratave për të eksportuar në tregun e BE-së, ndërsa një në pesë kompani nuk mund të investojë në prodhim me standardet e BE-së për shkak të kostove të lidhura. Ndërkohë, afërsisht (18%) një në pesë kompani nuk dëshiron të investojë pasi është e kënaqur me prodhimin dhe tregtimin në tregjet e brendshme.

Përmbushja e standardeve të BE-së në prodhim mbart me vete kosto të cilat duket se një pjesë e konsiderueshme e biznesit mendon se duhet të mbulohet tërësisht nga qeveria teksa një numër jo i vogël mendojnë se këto kosto mund të ndahen mes dy palëve. Për Sekretariatin treguesi se shumica e bizneseve presin që kjo kosto të mbulohet nga qeveria tregon për mungesë motivimi mes tyre për të përmbushur përgjegjësitë dhe për të mbetur konkurrues.

“Kompanitë janë të ndara në çështjen e kostove për përmbushjen e standardeve dhe rregulloreve të brendshme të BE-së. Një në dy kompani beson se qeveria duhet të financojë të gjithë procesin, ndërsa gjysma tjetër është e gatshme të ndajë kostot në mënyrë të barabartë. Duhet theksuar se, në parim, përgjegjësia për certifikimin dhe sigurimin e pajtueshmërisë së produktit me kërkesat ligjore i takon prodhuesit dhe jo shtetit.

Fakti që 49% e kompanive presin që shteti të mbulojë plotësisht kostot e pajtueshmërisë së produktit mund të tregojë mungesë motivimi midis bizneseve për të përmbushur përgjegjësitë e tyre dhe për të mbetur konkurrues. Shteti mund ta mbështesë këtë proces duke ofruar trajnime ose duke ofruar stimuj fiskalë të justifikuar mirë në përputhje me legjislacionin për ndihmën shtetërore që mbështet konkurrencën e ndershme” thuhet në publikim.

I njëjti publikim ka identifikuar gjithashtu disa nga masat kryesore mbështetëse që mund të merren për të inkurajuar kompanitë që të prodhojnë dhe tregojnë në përputhje me standardet.

“Mbështetja financiare për pajisjet dhe teknologjinë, thjeshtimi i procedurave për marrjen e certifikatave dhe programet e edukimit dhe trajnimit mbi standardet janë identifikuar si masat kryesore mbështetëse në të cilat qeveria duhet të investojë për të inkurajuar kompanitë të prodhojnë dhe tregtojnë në përputhje me standardet” – thuhet në publikim.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Netanyahu paralajmëron Libanin: “Do të ketë shkatërrim dhe vuajtje si në Gaza”
Artikulli tjetër Dështon tenderi 390 milionë euro, për ndërtimin e Portit të ri, në Porto Romano

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.