KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dështon tenderi 390 milionë euro, për ndërtimin e Portit të ri, në Porto Romano
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dështon tenderi 390 milionë euro, për ndërtimin e Portit të ri, në Porto Romano
AktualeEkonomiKryesore

Dështon tenderi 390 milionë euro, për ndërtimin e Portit të ri, në Porto Romano

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2024 6:19 pm
145 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Procesi pompoz i tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka rezultuar një fiaskë, në tentativën e parë. Tenderi 393 milionë euro për ndërtimin e Portit është anulluar për shkak të mungesës së ofertave të përshtatshme.

Gara për tenderin e portit të ri në Porto Romano u hap në fund të muajit korrik përmes një eventi të madh të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendesja e tij Belinda Balluku. Shefi i qeverisë lajmëroi se për ndërtimin e kësaj vepre kanë shprehur interes 15 kompani, pjesa dërrmuese e të cilave nga më të mëdhatë në botë.

“Më vjen shumë mirë që ndër kompanitë e interesuara, ne kemi 5, edhe 5 kompanitë e listuara, si 5 më të mëdha në botë që tregon se çfarë interesi ka ky port, por historia e zhvillimit të porteve që ne e kemi mësuar për shkak të detyrës ka treguar që nëse këto kompani “gjejnë shesh”, “bëjnë një përshesh” aq të madh sa atë shumën në fillim të tenderit ta çojnë dyfish, trefish, katërfish pa asnjë problem nëse ti nuk ke peshkatarë peshkaqenësh në tokë. por mos harroni që nuk keni vetëm ne mbi kokë, por keni edhe peshkatarët holandeze. Harrojeni peshkaqenin, atë shkoni bëjeni në ndonjë vend tjetër jashtë Europës ku ka plot porte që ndërtohen”, tha Rama.

Tenderi ishte parashikuar të zhvillohej në datën 16 shtator, ku këto kompani duhet të paraqisnin ofertat financiare. Por me sa duket oferta nuk ka patur, ose kane qenë jo në përputhje me kushtet e kërkuara.

  • Konsulencë e shtrenjtë hollandeze

Procesi i tenderimit të portit të ri në Porto Romano u udhëhoq nga kompania holandeze Royal Haskoning. Qeveria shqiptare përmes një kontratë të veçantë konsulence i dha kësaj kompanie atribute publike deri në përzgjedhjen e fituesit. Për këtë shërbim, qeveria i ka paguar 12 milionë euro kësaj kompanie, përmes Autoritetit Portual të Durrësit.

Kontrata kontroverse me hollandezës u nënshkrua falë ndryshimit enkas të ligjit të prokurimeve. Por edhe pse qeveria shkallmoi ligjin e prokurimeve, edhe pse i dha kompanisë 12 milionë euro, tenderi për ndërtimin e portit dështoi duke e detyruar Autoritetin Portual ta anullojë atë.

Qeverisë i humbën 15 kompanitë, për të cilat deklaronte me eufori se kishin shprehur interes dhe mezi po prisnin që të garonin. Dhe teksa porti ekzistues i Durrësit është duke u çmontuar gradualisht nga resorti i Muhamed Alabbarit, Shqipëria po rrezikon seriozisht të mbesë pa nyjen më të madhe dhe strategjike tregtare duke e çuar biznesin e porteve tek vendet fqinje konkurrente.

 

Marrë nga Kapital.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Biznesi: Kostot për përmbushjen e standardeve të BE-së, t’i mbulojë shteti
Artikulli tjetër CNN: Rama-Meloni refuzojnë Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.