KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sekreti i Estonisë, shtetit digjital të Europës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sekreti i Estonisë, shtetit digjital të Europës
AnalizeBotaSociale

Sekreti i Estonisë, shtetit digjital të Europës

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2024 12:34 pm
112 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Për Toomas Ilvesin, 70 vjeç, kompjuterët nuk kanë qenë asnjëherë diçka e panjohur. Por, krejt të panjohura ishin e ardhmja dhe dobitë që do t’i sillnin idetë e tij mbarë Estonisë. Ilves, ish-president i Estonisë gjatë viteve 2006-2016, është rritur dhe është shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ikjes së familjes së tij nga regjimi sovjetik. Rënia e Bashkimit Sovjetik, rikthimi i pavarësisë së Estonisë, dhe hovi i internetit në SHBA nuk kanë ndodhur në distanca shumë të largëta.

Ilves, i cili ka qenë ambasadori i parë i Estonisë në SHBA, i ka treguar Radios Evropa e Lirë për përpjekjet që ka bërë për të vendosur shtetin e tij në hartën e botës. Perspektiva, fillimisht, ishte e zymtë. Estonia është vend me 1.3 milion banorë, i ka rreth 4.000 ushtarë, dhe vështirë krahasohet me fqinjët – Finlandën apo Rusinë – për nga numri i popullsisë apo fuqia ushtarake. Pikërisht këtu Ilvesit i hyjnë në punë mësimet e fëmijërisë.

“Finlanda është tetë herë më e pasur sesa ne [Estonia]. Ata regjistrojnë rritje vjetore të vogël, prej 1 për qind, ne regjistrojmë rritje vjetore prej 9 për qind, dhe ata sërish janë më të pasur sesa ne. Pra, s’ka shpresë. Duhet gjetur diçka në të cilin jeni të barabartë. Asokohe, ajo pikë ishte interneti. Prandaj, i propozova Qeverisë që Estonia të niste ashtu si nisa unë, pra t’i mësojmë fëmijët si të përdorin kompjuterët”, u shpreh ai.
Bëhet fjalë për vitin 1993. Pas tre vjetësh, më 1996, nxënësit në Estoni nisën mësimet për kompjuterë dhe teknologji, kurse më 1998-1999 të gjitha shkollat në Estoni kishin qasje në internet. Rreth 30 vjet më vonë, Estonia është vendi që ofron online 99 për qind të shërbimeve publike. Erica Rudiger, banore e Tallinit, përmend aplikimin për patentë shofer, letërnjoftim, pasaportë, hapje të bizneseve, dhe hapje e mbyllje të pushimeve mjekësore. Në këtë shtet edhe votohet online. Mund të plotësohet edhe aplikacioni për martesë – por, jo për divorc. Në Estoni janë krijuar kompani me nam global. Skype, platformë për komunikime, dhe Bolt, kompani për shërbime transportuese, janë disa prej tyre.

“Ne kemi 10 ‘njëbrirësha’ në Estoni, që do të thotë një ‘njëbrirësh’ për çdo 130.000 banorë në këtë shtet – pra kompani miliardëshe. Pas përfundimit të mandatit, i vizitova dhe i pyeta këta persona, të gjithë në të 30-at e tyre, pse i kanë hyrë kësaj pune, dhe ata thanë se ‘kam qenë njëri prej fëmijëve në programin tënd’”, tregoi Ilves për Radion Evropa e Lirë.

Pas nxënësve në shkolla, në kuadër të fazës së dytë Estonia nisi të edukonte pjesën tjetër të popullsisë, dhe, shumë shpejt, vendi u bë i njohur me emrin e dytë: shteti digjital [e-country]. Por, Marju Hendre, analiste e lartë në Autoritetin e Sistemit në Estoni – që funksionon brenda Ministrisë për Çështje Ekonomike dhe të Komunikimit – është e vetëdijshme që një shtet digjital mund të jetë edhe në shënjestër. Ajo i ka treguar Radios Evropa e Lirë se Rusia është kryesisht mbrapa sulmeve që kanë për qëllim pamundësimin e marrjes së shërbimeve. Estonia tani përballet me mbi 90 sulme kibernetike brenda një muaji.

“Më 2022, kur nisi lufta [e Rusisë në Ukrainë], numri i sulmeve DDoS [pamundësim shërbimesh] është rritur në mënyrë drastike. Kemi parë më shumë sulme brenda një muaji, sesa që paraprakisht kemi pasur brenda një viti, dhe e njëjta situatë po vazhdon. Ato janë të lidhura me zhvillimet politike. Ato kryhen si sulme ndëshkuese për diçka që kanë thënë politikanët tanë, për një vendim që kanë marrë, shembull, për të dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë”.

Për ish-presidentin Ilves, Rusia nuk përbën kërcënim në periudhë afatgjatë.

“Nuk ka kapacitete për të bërë diçka në teknologji. Shteti që është kundër vlerave të Perëndimit është Kina. Rusia mund të zbatojë atë që shpik Kina, apo atë që vjedh prej Perëndimit – është praktikë e zakonshme, mirëpo është kreative kur është puna te teknologjia”.

Duke qenë pionierë në krijimin e shtetit digjital, estonezët kanë ndarë me mbi 25 vende në botë platformën për ndërtim të qeverisjes digjitale. Platforma e Estonisë është e ndërtuar asisoj që të dhënat janë të ndara nëpër flluska të ndryshme. Nëse eventualisht një sektor sulmohet, hakerët nuk arrijnë të depërtojnë në baza tjera të të dhënave. Liina Areng, udhëheqëse e rrjetit EU CyberNet, që shërben si platformë bashkëpunimi mes ekspertëve të kibernetikës në Bashkimin Evropian për të forcuar sigurinë kibernetike në botë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në gjashtë muajt e fundit, Estonia u ka ofruar asistencë kibernetike mbi 57 vendeve. Aktualisht, ndihma është e fokusuar tek Ukraina, në dy drejtime:

“Aty përfshihet ofrimi i ndihmës në infrastrukturë, por edhe në dije, shkëmbim informacionesh. Shkëmbejmë informacionet që kemi për kërcënimet, aktorët dashakëqij që veprojnë brenda shtetit, si dhe ndihmë si të menaxhohet ndonjë sulm kibernetik”, tha Areng për Radion Evropa e Lirë.

Areng ka përmendur edhe bashkëpunimin që ka pasur Estonia me Kosovën në sektorin e qeverisjes digjitale. Ngjashëm me estonezët, një pjesë e konsiderueshme e të rinjve në Kosovë merren me teknologji informative. Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendi i ka rreth 1.6 milion banorë, ndërsa mosha mesatare është 34.3 vjeç. Pjesëtarë të këtij komuniteti i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se kanë partnerë në Estoni, kryesisht si investitorë të bizneseve start-up.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur së voni se Kosova veçse bashkëpunon me Estoninë në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, dhe se që të dyja vendet janë duke diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ushtarake. Çelësi i suksesit që Estonia gëzon sot është edhe bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat. Dhe, një mori vullnetarësh. Areng i ka treguar Radios Evropa e Lirë se si vendi i saj e ka formuar një rrjet të ekspertëve kibernetikë, të cilët mobilizohen në rast se shteti përballet me ndonjë sulm të madh kibernetik. Ajo tha se vullnetarët e ndiejnë nevojën për të shërbyer në të mirë të shtetit.

“Është shteti ynë, jemi shtet relativisht i ri, dhe i besojmë Qeverisë sonë. Ky besim është komponenti kyç për mobilizim të njerëzve, edhe përtej sektorit publik, që t’i ofrojnë shërbimet e tyre në baza vullnetare, për të mbështetur Qeverinë, shtetin digjital”.

“Arsyeja pse kemi sukses, dhe pse Rusia na dëshiron, dhe pse mund t’i ndihmojmë Ukrainës, është e lidhur me atë që kemi bërë në shtetin tonë. Duhet ta zhvilloni vendin tuaj, ta bëni modern. Nëse keni demokraci liberale, që ju lejon të jeni të lirë, njerëzit duan liri për të krijuar gjëra”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dhuna policore ndaj protestuesve përplas Ramën me Demokratët Europianë

Prapaskenat e kontratës/ Avionët zjarrfikës që publikoi Rama ishin në trajnim

Protestuesit ndryshojnë strategji/ Bllokojnë lëvizjen e makinave në pikat kyçe të Tiranës

Mijëra hektarë të djegur: Sezoni i zjarreve nxjerr në pah dështimin e shtetit

Vazhdon bojkoti në gjykatat shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Leo Messi merr ende rrogë nga Barcelona!
Artikulli tjetër BE ndan paratë, Serbia përfituesja më e madhe e Ballkanit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Arti grek në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur Giorgos Mazonakis
Aktuale Fokus Kulture Rajoni Sociale 10 Shtator, 2026
Champions/ Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja kampione e nis me festival golash
Aktuale Analize Sociale Sporti 10 Shtator, 2026
Kaos në fluturimet britanike, afro 2 100 anulime
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.