KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kontratat e OSHEE-së tani vetëm online
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kontratat e OSHEE-së tani vetëm online
AktualeSociale

Kontratat e OSHEE-së tani vetëm online

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2024 7:09 pm
163 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qytetarët  nuk do të kenë nevojë më të paraqiten në sportele për të lidhur kontratat e energjise elektrike. Shërbimi që ofrohet online sipas drejtuesve të operatorit të shpërndarjes lehtëson procedurat dhe shmang abuzimet.

Nga sot, shërbimi për të lidhur një kontratë të re të energjisë elektrike do të ofrohet vetëm online dhe jo më fizikisht në sportele.

“Të gjitha aplikimet për lidhjet e reja të energjisë 0-20 kv, që përfshin kontrata familjare dhe biznese të vogla, do të kryhen vetëm online në ëebsiten e OSHEE dhe në aplikacionin e OSHEE. Ky është një hap i rëndësishëm që ne po ndërmarrim drejt digjitalizimit dhe lehtësimit të procedurave për rreth 85% të konsumatorëve tanë,” tha Xheni Kazaferi, drejtor departamenti i zhvillimit të aseteve.

Me digjitalizimin e këtij shërbimi, OSHEE ka lehtësuar edhe procedurat që një abonent duhet të ndjekë kur kryen aplikimin.

“Dokumentet që janë hequr janë gen-plani i vendndodhjes, protokolli i tokëzimit dhe deklarata e instaluesit. Një abonent që kërkon një lidhje të re energjie, një rritje të fuqisë së kërkuar ose transferimin e kontratës ekzistuese ka nevojë vetëm për 4 dokumente, kërkesa për furnizimin energji elektrike, vërtetim i identitetit,  vërtetim i pronësisë së objektit, dhe vetëdeklarimi i abonentit në bashkëpunim me inxhinierin elektrik që ka kryer instalimet në objekt”, shtoi Kazaferi.

Përmes kalimit të shërbimit vetëm online, OSHEE synon të kursejë kohë për abonentët dhe të shmangë rastet e abuzimit.

 “Aplikimi online lehtëson dhe kursen kohën, nuk do të jetë më e nevojshme të drejtohet në zyrat fizike. Rrit transparencën dhe ndjek në kohë reale procedurën. Abonenti mund të kontrollojë statusin e kërkesës së tij. Ftoj të gjithë abonentët të denoncojnë në kanalet tona çdo abuzim të punonjësve tanë ose të palëve të treta që ju ofrojnë zgjidhje jashtë procedurave,” deklaroi Xheni Kazaferi.

Gjatë këtij nëntëmujori, pranë OSHEE janë dorëzuar 11.589 aplikime për lidhje në linjën 20 kilovolt nga subjekte familjare dhe biznese, nga të cilat 80% e kërkesave janë miratuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas maleve, fushave dhe bregdetit, dalin në ankand 4 milionë m2 sipërfaqe detare
Artikulli tjetër Spanjë, rritet numri i vizitorëve, pavarësisht protestave kundër turizmit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.