Departamenti i krimit ekonomik në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra kontrabandë. Uniformat blu kanë ushtruar kontroll pas vendimit qe ka dhënë Gjykata e Tiranës.
Burimet bëjnë me dije se kontrollet janë për botox kontrabandë dhe sipas tyre është gjetur një sasi e konsiderueshme kontrabandë.
Deri tani janë arrestuar tre persona, tre të tjerë janë në kërkim dhe 6 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.