“Edi Rama mafia!” Tensionet jashtë godinës së Kuvendit, deputetët e opozitë shpalosin banderolën para Gardës së Republikës.
Opozita është përplasur me gardën jashtë godinës, por edhe brenda, në hollin e Parlamentit.
Tre deputetë të Partisë Demokratike, Sula, Nallbani dhe Korreshi kanë arritur të thyejnë gardhin e Gardës së Republikës për të hyrën në Kuvend, por vetëm për disa momente.
Pasi kanë kaluar rreshtin e parë të gardistëve, ata i janë drejtuar derës nga Akademia e Shkencave, por atje janë ndeshur me të tjerë efektivë të Gardës, duke mos mundur të futen në ambientet e brendshme.
Tre deputetët janë pjesë e 23 deputetëve që janë dënuar me dy muaj për pjesëmarrjen në Kuvend.