KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: La Repubblica: 4 nga 16 emigrantët e dërguar në Shëngjin do të kthehen sërish në Itali
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > La Repubblica: 4 nga 16 emigrantët e dërguar në Shëngjin do të kthehen sërish në Itali
FokusKomentSociale

La Repubblica: 4 nga 16 emigrantët e dërguar në Shëngjin do të kthehen sërish në Itali

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2024 9:42 am
135 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Katër janë emigrantët e ardhur, në Shëngjin, që do të kthehen drejt Italisë sërish, pasi dy janë 16-vjeçarë nga Bangladeshi, dy janë të rritur në një gjendje të cënueshmërisë ekstreme. Lajmin për numrin e shtuar të emigrantëve që do të kthehen e ka dhënë media italiane, “La Repubblica“, pasi më herët u raportuan largimi vetëm i dy minorenëve. Në marrëveshje thuhet se në kampin e Gjadrit nuk lejohen personat e brishtë, si gra e minorenë ose të sëmurë e të moshuar.

“Ndërsa ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, mbrojti në Kuvend “modelin e Shqipërisë”, 4 nga 16 emigrantët që mbërritën mëngjesin e sotëm në Shëngjin, duhet të kthehen shpejt në Itali nga qendra e Shëngjinit. Ministria e Brendshme konfirmoi transferimin në vazhdim të dy fëmijëve, por burime nga Shëngjini konfirmuan praninë e dy personave të tjerë që duhet të silleshin me shpejtësi në Itali.”, shkruhet në artikullin italian.

Dy djemtë e parë me sa duket u identifikuan falë UNHCR-së, ekipet e së cilës po monitorojnë procedurat që po zhvillohen në qendra. Gjatë intervistave ata shpjeguan se ishin 16 vjeç dhe se e kishin ndërmarrë udhëtimin vetëm.

“Ky është konfirmim i absurditetit të masave që kjo qeveri ka vendosur të përdorë, pavarësisht se identifikimi i në det është i paligjshëm dhe cënon normat ndërkombëtare dhe kushtetuese”, shkruan kreu i së majtës italiane Nicola Fratoianni.

Mekanizmi i vendosur, shprehet Angelo Bonelli i të Gjelbërve, nuk është vetëm një makinë shpërdoruese parash, por tashmë ka të meta të dukshme.

“Nëse vetëm me 16 emigrantë ata nuk ishin në gjendje të identifikonin dy djemtë, si mund të ndodhë kur ka qindra emigrantë”, tha ai.

Për sekretarin e +Europa Riccardo Magi “prania e dy të miturve në mesin e emigrantëve të çuar në qendrat e paraburgimit në Shqipëri është një lajm shqetësues dhe tregon paqëndrueshmërinë e procedurave, të cilat në testin e parë me një numër shumë të vogël njerëzish, tregojnë se ata nuk janë në gjendje të përballojnë.”

“Përzgjedhja arbitrare e bërë në det të hapur nuk mjaftoi për t’i shpëtuar detyrimit për t’i pritur ata në Itali. Hipën edhe dy të mitur. Një tjetër shkelje e të drejtave të më të cënuarve”, shkruan SeaWatch në X.

Ndërkohë pjesa tjetër e emigrantëve, do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër, e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga Shëngjini. Pasi dokumentet e tyre të përpunohen, ata ose do të dërgohen në Itali, nëse përgjigja ndaj kërkesës së tyre për strehim është pozitive, ose do të kthehen në shtëpi, nëse kërkesa e tyre refuzohet. Mjediset në Shëngjin dhe në Gjadër do të mbikëqyren nga personeli italian. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000 veta sipas marrëveshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 4 refugjatë dërgohen në Itali, eksperti gjerman: Dështim total
Artikulli tjetër Eventi i njohur sportiv italian mbërrin në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Saksonët
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.