KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 2024, viti më i përgjakshëm për Rusinë në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 2024, viti më i përgjakshëm për Rusinë në Ukrainë
AnalizeBotaFokusSociale

2024, viti më i përgjakshëm për Rusinë në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2025 9:04 am
258 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të viktimave për ushtrinë ruse që prej nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, me të paktën 45,287 ushtarë të vrarë.

Kjo shifër është gati trefishi i humbjeve të vitit 2022 dhe ndjeshëm më e lartë se në vitin 2023, kur u zhvillua beteja për qytetin Bakhmut.

Sipas një hetimi nga BBC Russian, Mediazona dhe një rrjeti vullnetarësh, të bazuar në të dhëna publike si nekrologji, varreza dhe memoriale ushtarake, Rusia humbi mesatarisht 27 ushtarë për çdo kilometër tokë të pushtuar në Ukrainë gjatë 2024-s. Në total, Rusia ka fituar kontroll mbi 4,168 kilometra katrorë, duke paguar një çmim të rëndë njerëzor.

20 shkurti 2024 u shënua si dita më e përgjakshme për Rusinë, kur një sulm me raketa HIMARS goditi një terren stërvitor në Donetsk, duke vrarë 201 ushtarë. Mes tyre ishin edhe të rinj nga Siberia e Lindjes si Aldar Bairov, 22 vjeç, dhe Igor Babych, 32 vjeç, një ish-terapist që kishte punuar me fëmijë me nevoja të veçanta.

Gjatë gjithë vitit 2024, nuk pati periudha qetësie – betejat për Avdiivka, Robotyne dhe më pas drejt Pokrovskut dhe Toretsk sollën mijëra viktima. Sipas Institutit Amerikan për Studimin e Luftës (ISW), vetëm nga shtatori në nëntor 2024 Rusia pushtoi 2,356 km², por me rreth 11,678 të vrarë.

Ekspertët vlerësojnë se numri i vërtetë i viktimave ruse mund të jetë nga 185,000 deri në 260,000, nëse përfshihen dhe luftëtarët e republikave separatiste Donetsk dhe Luhansk.

Rekrutime me pagesa të larta, por pa përgatitje

Për të përballuar humbjet, Rusia ka rritur rekrutimet, duke ofruar pagesa të mëdha njëherësh dhe paga që janë 5–7 herë më të larta se mesatarja lokale. Një pjesë e madhe e vullnetarëve janë dërguar në front vetëm 10-14 ditë pas nënshkrimit të kontratës – me pak ose aspak trajnim ushtarak.

Rajoni me më shumë të vrarë është Bashkortostani, me 4,836 viktima, shumica prej të cilëve nga fshatrat dhe pa eksperiencë luftarake.

Ekspertët paralajmërojnë se këto shifra janë të pjesshme, pasi shumë trupa ende nuk janë rikuperuar nga fronti dhe nuk janë përfshirë në të dhënat publike.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reperi Diddy përballet sot me drejtësinë në SHBA! Rrezikon burgim të përjetshëm
Artikulli tjetër Trump rihap burgun e Alcatrazit, për kriminelët më të rrezikshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.