KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 92 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 92 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
AktualeBotaFokus

92 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2025 8:11 am
178 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sulmet ajrore izraelite në mbarë Gazën kanë vrarë të paktën 92 persona, përfshirë gra dhe fëmijë si dhe dy gazetarë, thanë zyrtarët më 7 maj. Sulmet e fundit vijnë në kohën kur Izraeli po përgatitet të zgjerojë fushatën në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta që tashmë po hyn në muajin e 20-të.

Dy sulme ajrore izraelite goditën një zonë në qendër të Gazës, duke vrarë të paktën 33 persona dhe duke plagosur 86 të tjerë – përfshirë disa fëmijë – edhe pse numri real i viktimave me gjasë është shumë më i lartë, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Izraeli nuk ka komentuar për këto sulme.

Izraeli po ashtu kreu edhe dy sulme në një treg të mbushur me njerëz në Qytetin e Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Në mesin e viktimave ishte edhe gazetari Yahya Sobeih, tha zyra për media në Gazë.

Viktimat dhe të plagosurit u dërguan në spitalin Al-Shifa, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Edhe një gazetar tjetër lokal, Nour Abdu, u vra teksa po mbulonte një sulm që ndodhi më herët gjatë së mërkurës në një shkollë të shndërruar në strehimore në Qytetin e Gazës. Gjatë atij sulmi u vranë 16 persona, sipas zyrtarëve në spitalin Al-Ahli, ndërkaq sulmet e tjera izraelite në zona të tjera të Gazës vranë edhe të paktën 16 njerëz.

Ndërkaq, në një sulm të martën mbrëma në një shkollë të shndërruar në strehimore, u vranë 27 persona, thanë zyrtarët nga spitali Al-Aksa. Sipas tyre, në mesin e viktimave ishin edhe nëntë gra dhe tre fëmijë.

Sulmet e fundit vijnë teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të mërkurën tha se “dyshon” se ende janë gjallë tri pengje që më herët besohej se po mbaheshin të gjallë në Gazë. Kjo deklaratë e udhëheqësit izraelit erdhi një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se vetëm 21 nga 24 pengjet e mbetura besohet se janë gjallë.

Sulmet vdekjeprurëse të së mërkurës u kryen disa ditë pasi Izraeli miratoi një plan për intensifikimin e operacioneve të tij në enklavën palestineze. Ky plan përfshin edhe okupimin e Gazës, mbajtjen nën kontroll të territoreve të kapura, zhvendosjen me forcë të palestinezëve në jug të Gazës dhe marrjen nën kontroll të shpërndarjes së ndihmave.

Izraeli ka thirrur dhjetëra mijëra rezervistë ushtarakë me qëllim që të zbatojë këtë plan.

Lufta në Gazë nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Luftimet u ndalën për dy muaj pas arritjes së një armëpushimi, por në mars Izraeli rinisi fushatën, duke thënë se me sulmet e reja kërkon t’i bëjë presion Hamasit që të dorëzojë pengjet e mbetura.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 52.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Izraeli fajëson Hamasin për numrin e lartë të viktimave, duke thënë se grupi radikal palestinez operon nga infrastrukturat civile, përfshirë nga shkollat.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turqia bllokon llogarinë në X të kryetarit të burgosur të Stambollit
Artikulli tjetër Vance: Rusia “po kërkon shumë”. Duhen bisedime direkte Moskë-Kiev

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.