KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Apple dhe Google rikthejnë TikTok-un
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Apple dhe Google rikthejnë TikTok-un
AktualeAnalizeBotaHI-TechSociale

Apple dhe Google rikthejnë TikTok-un

Përditësimi i fundit: 14 Shkurt, 2025 9:30 am
233 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“Google Play” ka njoftuar se ka rikthyer TikTok-un në ‘dyqanin’ e tij të aplikacioneve në SHBA të enjten, pas premtimeve nga Presidenti Donald Trump për të ruajtur aplikacionin dhe një akt ekzekutiv që shtyu bllokimin e platformës.

Po ashtu, Bloomberg dhe CNBC raportuan se Apple do ta rikthente aplikacionin në ‘dyqanin’ e saj të aplikacioneve po të enjten në mbrëmje.

Sipas CNN, TikTok ishte i disponueshëm për shkarkim për amerikanët që nga mbrëmja e së enjtes, kur u bë një provë për ta shkarkuar atë në telefona të ndryshëm.

E ardhmja e pasigurt e TikTok-ut ka të bëjë me një ligj të nënshkruar vitin e kaluar nga Presidenti Joe Biden, i cili i dha kompanisë kineze ByteDance 270 ditë për të shitur aplikacionin tek një pronar amerikan ose një aleat i SHBA-së, ose do të përballej me ndalim, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

TikTok-u u mbyll për rreth 14 orë në janar, por kthimi i shpejtë u atribua premtimeve të presidentit Donald Trump, për të mbajtur platformën funksionale në SHBA.

Megjithatë, përdoruesit e saj, që ishin 175 milionë, përballeshin me një problem: Aplikacioni nuk ishte i disponueshëm në dyqanet e Apple dhe Google Play, së bashku me Lemon8 dhe CapCut, që janë gjithashtu në pronësi të ByteDance, kompania amë e TikTok.

Apple kishte njoftuar se e kishte hequr TikTok-un nga dyqani i aplikacioneve për shkak të ndalimit, por aplikacioni mbeti i disponueshëm për ata që e kishin shkarkuar më parë.

Trump mori detyrën më 20 janar dhe nënshkroi urdhrin ekzekutiv më vonë atë ditë, duke i dhënë TikTok-ut 75 ditë më shumë për të gjetur një pronar të ri.

Premtimet e Trump për të shpëtuar TikTok-un.

Ky akt ekzekutiv thoshte se shtyrja prej 75 ditësh do të ndihmonte administratën Trump të “përcaktonte kursin më të duhur në një mënyrë të organizuar që mbron sigurinë kombëtare, duke shmangur një mbyllje të papritur të një platforme komunikimi që përdoret nga miliona amerikanë.”

Trump tha për gazetarët se kishte ndryshuar mendje për TikTok-un, sepse “e përdori atë.” Ai gjithashtu u shpreh se veprimi që nënshkroi për TikTok-un, i jepte atij të drejtën të “ta shesë atë ose ta mbyllë.”

“Kemi të drejtën të ta shesim ose ta mbyllim, dhe do ta marrim këtë vendim,” tha Trump.

Marrë nga CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekipi i presidentit të SHBA-ve për Ballkanin
Artikulli tjetër Në 5 qarqe lindjet ranë, nga 10, deri në 19 përqind, Jugu është më i prekuri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.