KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë
AktualeBotaFokus

Avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë

Përditësimi i fundit: 20 Shtator, 2025 8:40 am
205 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Estonia akuzoi Rusinë se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën për 12 minuta pa leje hapësirën e saj ajrore. Estonia e quajti këtë veprim një ndërhyrje “pa precedent”, e cila përshkallëzon tensionet në krahun lindor të NATO-s.

Sipas zyrtarëve avionët nuk kishin plane fluturimi, pajisjet e tyre identifikuese ishin të fikura dhe ata nuk kryen radio-komunikim me shërbimet e trafikut ajror estonez gjatë shkeljes.

Në vijim Ministria e Jashtme e Estonisë thirri të ngarkuarin me punë të Federatës Ruse në Estoni për të paraqitur një protestë zyrtare dhe për të dorëzuar një notë në lidhje me shkeljen. Ministri i Jashtëm, Margus Tsahkna, e dënoi ashpër incidentin, duke e quajtur atë shkelje “pa precedent dhe brutale” të sovranitetit.

“Rusia e ka shkelur tashmë katër herë hapësirën ajrore estoneze gjatë këtij viti, gjë që në vetvete është e papranueshme, por shkelja e sotme, gjatë së cilës tre avionë luftarakë hynë në hapësirën tonë ajrore, është brutale dhe pa precedet”, tha ai.

Edhe Polonia njofton për shkelje të hapësirës ajrore

Pak orë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë rojet kufitare të Polonisënjoftuan edhe se dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë së platformës së shpimit Petrobaltic në Detin Baltik.

Roja Kufitare Polake shkroi në X se “dy avionë luftarakë rusë kryen një fluturim të ulët mbi platformën Petrobaltic në Detin Baltik. Zona e sigurisë së platformës u shkel”.

Konsultime me NATO-n

Pas depërtimit të tre avionëve luftarakë rusë në hapësirën e saj ajrore Estonia do të kërkojë konsultime me aleatët sipas Nenit 4 të Traktatit të NATO-s. Kryeministri estonez, Kristen Michal, shkroi të premten në mbrëmje (19.09.) në shërbimin online X se qeveria e tij kishte vendosur ta bënte këtë për shkak të “shkeljes krejtësisht të papranueshme” të hapësirës ajrore.

Neni 4 i Traktatit të NATO-s parashikon konsultime midis shteteve anëtare në rast se një shtet anëtar mendon i është rrezikuar integriteti i tij territorial, pavarësia ose siguria.

Gjermania dënon ndërhyrjen e Rusisë në hapësirën ajrore të Estonisë

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e dënoi ndërhyrjen e Rusisë në hapësirën ajrore të Estonisë.

“Vigjilenca është çmimi i lirisë. Ky parim i NATO-s mbetet po aq i rëndësishëm sa gjithmonë. Shkelja e papranueshme e sotme e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia e tregon qartë këtë”, shkroi Wadephul në X.

Ministri i jashtëm tha se e kishte siguruar homologun e tij estonez, Margus Tsahkna,  për “solidaritetin e plotë” të Gjermanisë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A do ta shpallë Kongresi amerikan Rusinë, shtet që sponsorizon terrorizmin?
Artikulli tjetër Institucionet e drejtësisë kundër sulmeve të Ramës ndaj tyre

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.