KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Balonat me mbeturina nga Koreja e Veriut, ndërpresin fluturimet në Seul
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Balonat me mbeturina nga Koreja e Veriut, ndërpresin fluturimet në Seul
Bota

Balonat me mbeturina nga Koreja e Veriut, ndërpresin fluturimet në Seul

Përditësimi i fundit: 25 Korrik, 2024 7:13 pm
116 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Koreja e Veriut lëshoi rreth 500 balona të mbushura me mbeturina në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet e këtij vendi të enjten. Balonat shkaktuan ndërprerjen e fluturime si dhe një zjarr në çatinë e një ndërtese banimi.

Balonat janë pjesë e një fushate të vazhdueshme të Phenianit kundër disidentëve koreanoveriorë dhe aktivistëve të Koresë së Jugut, të cilët rregullisht dërgojnë përmes balonave afishe kundër Phenianit, medikamente, para dhe USB me përmbajtje të ndryshme muzikore dhe filmike të Koresë së Jugut.

Një balonë e dyshimtë shkaktoi pezullimin e nisjes dhe uljes së avionëve në aeroportin Gimpo të Seulit për dy orë të mërkurën mbrëma, njoftoi një zytar i aeroportit.

Gjatë javëve të fundit, balonat kanë ndikuar disa herë në punën e aeroportit kryesor ndërkombëtar të Koresë së Jugut.

Në krahinën e Gieongit afër Seulit, një balonë shkaktoi zjarr në një ndërtese banimi, i cili u shua më pas nga zjarrfikësit, sipas autoriteteve.

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se disa nga balonat me mbeturina përmbajnë pajisje që mund të shkaktojnë zjarre.

“Një mekanizëm i kurdisur u ngjitet balonave me mbeturina për t’i shpërthyer ato pas një kohe të caktuar, në mënyrë që mbeturinat që gjenden brenda tyre të shpërndahen”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Lee Sung-jun.

Sipas tij, 480 balona, shumica e të cilave të mbushura me letra dhe plastikë, kishin hyrë në territorin e Koresë së Jugut deri të enjten.

Të mërkurën, balonat e Koresë së Veriut arritën deri në afërsi të zyrave presidenciale në Seul, të cilat ruhen me masa të rrepta sigurie.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë

Irani tenton të mbajë të hapura marrëdhëniet tregtare me Kinën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-Presidenti Trump ndryshon fushatën, për përballjen me Kamala Harrisin
Artikulli tjetër Thyhet rekordi i parë botëror në Paris

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 8 Maj, 2026
Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 8 Maj, 2026
Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.