KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish-Presidenti Trump ndryshon fushatën, për përballjen me Kamala Harrisin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ish-Presidenti Trump ndryshon fushatën, për përballjen me Kamala Harrisin
AnalizeBotaKryesorePolitike

Ish-Presidenti Trump ndryshon fushatën, për përballjen me Kamala Harrisin

Përditësimi i fundit: 25 Korrik, 2024 7:10 pm
151 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandidati republikan Donald Trump po përballet me një kundërshtare tjetër pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns njofton për mënyrat se si ekipi i ish Presidentit Trump po ndryshon fushatën për përballjen e mundshme me Nënpresidenten Kamala Harris. Ndërkaq, kjo e fundit pritet që të zgjedhë kandidatin e saj për postin e Nënpresidentit brenda datës 7 gusht.

Republikanët e kuptuan se trysnia e demokratëve ndaj Presidentit Joe Biden po çonte drejt tërheqjes së kandidaturës së tij nga gara zgjedhore.

Kur ai njoftoi largimin, ata vepruan menjëherë.

“Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se si Joe Biden-i mund ta dëmtomte kaq shumë kufirin, mos harroni që ai nuk ishte i vetëm”, thuhet në një nga reklamat e republikanëve.

Ata i zhvendosën kritikat drejt Nënpresidentes Kamala Harris duke e fajësuar atë për rritjen e emigracionit të paligjshëm.

Reklama vazhdon me zonjën Harris duke thënë: “Kam punuar për këtë çështje për një kohë të gjatë.

“Kjo është e vërteta për Kamala Harrisin. Ajo ka qëndrime të rrezikshme liberale në lidhje me imigracionin e paligjshëm”, thotë më tej reklama.

Në tubimin e saj të parë si kandidate e pritshme e demokratëve, zonja Harris ishte gati me një kundërsulm duke u kujtuar votuesve punën e saj si prokurore.

“Në ato role jam marrë me kriminelë të të gjitha llojeve. Me ata që abuzuan gratë, me mashtrues që grabisin konsumatorët, me mashtrues që shkelin rregullat për përfitimin e tyre. Unë e njoh tipin e Donald Trump-it”, tha Nënpresidentja Harris.

Kandidimi i zonjës Harris shënon një rifillim në garën që ish-Presidenti Trump po e udhëhiqte, thotë eksperti i studimeve qeveritare të Institutit Brookings, Darrell West.

“Ajo do të jetë një kandidate e fortë në shtetet e rëndësishme për garën zgjedhore si Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin. Unë mendoj se ajo do te shtojë gjasat e demokratëve për fitore në disa nga shtetet e diskutueshme ku përkrahja për ta kishte filluar të zbehej, si për shembull ne Arizonë”, thotë zoti West.

Kandidati republikan Trump, siç ndodh rëndom me rivalët e rinj, filloi ta vërë në lojë zonjën Harris.

“E keni parë se si qesh ajo? Ajo eshte e çmendur. Mund të kuptosh shumë për njerëzit nga mënyra se si qeshin. Ajo është e çmendur”, tha zoti Trump.

Republikanët janë të sigurt se mund të mposhtin çdo demokrat, thotë Meena Bose nga Universiteti Hofstra.

“Është e qartë se ish-presidenti Trump dhe ekipi i tij menduan se Presidenti Biden ishte një kandidat i mundshëm. Ata duket se kanë të njëjtat pikëpamje edhe për Nënpresidenten”, thotë Dr. Bose.

Një rivale e re megjithatë nënkupton disa ndryshime në fushatë, thotë zoti West.

“Republikanët duhet të riformulojnë të gjithë fushatën e tyre, e cila e vinte theksin tek mosha e Joe Biden-it dhe familja e tij, duke e quajtur të korruptuar. Të gjitha këto bien poshtë tani. Tani ata do të vënë theksin tek fakti që zonja Harris është nga Kalifornia, shteti më liberal se pjesa tjetër e vendit”, thotë eksperti i studimeve qeveritare të Institutit Brookings, Darrell West.

JD Vance, kandidati republikan për nënpresident, ka filluar sulmet duke e fajësuar zonjën Harris për punën që republikanët e vlerësojnë si të dobët të zotit Biden.

“Vendi ynë ka qenë i udhëhequr për tre vjet e gjysmë nga një President që nuk mund ta bëjë këtë detyrë dhe kjo ndodhi sepse Kamala Harris dhe pjesa tjetër e demokratëve ka gënjyer për aftësinë e tij për të qenë president”, thotë zoti Vance.

Zonja Harris, e cila pritet që të zgjedhë kandidatin e saj për postin e Nënpresidentin brenda datës 7 gusht, thotë se votuesit kanë një zgjedhje të qartë midis vizionit të saj dhe atij të zotit Trump.

“A duam të jetojmë në një vend të lirisë dhe sundimit të ligjit apo në një vend kaosi, frike dhe urrejtjeje? Këtu qëndron e bukura e këtij momenti. Secili prej nesh ka fuqinë t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Fuqia është me popullin”, tha zonja Harris.

Sondazhet fillestare politike që nga tërheqja e Presidentit Biden tregojnë se zonja Harris po e ngushton hendekun me zotin Trump.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tentativa për të përçarë Rusinë, Putin paralajmëron hakmarrje
Artikulli tjetër Balonat me mbeturina nga Koreja e Veriut, ndërpresin fluturimet në Seul

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.