KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE: Gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BE: Gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X
AktualeAnalizeBotaFinanceHI-TechSociale

BE: Gjobë prej 120 milionë eurosh për platformën X

Përditësimi i fundit: 6 Dhjetor, 2025 2:21 pm
368 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Evropian e gjobiti shërbimin online të Elon Musk-ut me 120 milionë euro për mungesë transparence në reklama dhe llogaritë e përdoruesve. “Detyra jonë është që të sigurojmë që legjislacioni ynë digjital të zbatohet”, theksoi Komisionerja e BE-së për Çështjet Digjitale, Henna Virkkunen, në Bruksel. Kjo është gjoba e parë e vendosur nga Komisioni sipas Ligjit të BE-së për Shërbimet Digjitale (DSA).

Llogari të rreme përdoruesish me pagesë, reklama të paqarta

Autoritetet e Brukselit nisën hetimin kundër X në dhjetor 2023. Ndër të tjera Brukseli akuzon platformën X për përdorimin e shenjës së bardhë e blu për llogari përdoruesish me pagesë për të sugjeruar në mënyrë të rreme se këto llogari janë autentike dhe të verifikuara. Komisioni i BE-së gjithashtu kritikon faktin se nuk është gjithmonë e qartë se kush qëndron pas reklamave. Hetimi zbuloi gjithashtu se X nuk u dha studiuesve qasje në të dhënat publike në përputhje me rregulloret e DSA-së.

BE-ja po zhvillon hetime të mëtejshme kundër shërbimit online X të Musk-ut. Këto hetime përqendrohen ndër të tjera në mënyrën se si X lufton shpërndarjen e përmbajtjeve të paligjshme dhe manipulimin e informacionit.

Donald Trump kërcënon me tarifa të mëtejshme

Aktakuza kundër X mund të zemërojë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, administrata e të cilit ka kritikuar vazhdimisht ligjet digjitale të BE-së. Trumpi ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja për importet nga vendet, ligjet e të cilave, sipas tij, synojnë të “dëmtojnë” teknologjinë amerikane. Pavarësisht këtyre kërcënimeve, BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se synon të zbatojë rregullat e saj.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, e akuzoi në një postim në platformën X BE-në, se po sulmon “kompanitë amerikane për gjëra të pakuptimta”. Ai tha se BE-ja duhet të mbrojë lirinë e fjalës dhe jo të sulmojë kompanitë amerikane për gjëra pa vlerë.

Reagimi nga Gjermania

Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), e përshëndeti vendimin e Komisionit. Legjislacioni digjital evropian vlen “për të gjithë, pavarësisht nga vijnë”, tha ai. Ai bazohet “në vlerat evropiane dhe këto, sigurisht, duhet të zbatohen dhe mbrohen”.

Në të njëjtën kohë politikani i CDU-së tha se e konsideron gjobën e vendosur ndaj X si shumë të lartë.

Wildberger  kërkoi gjithashtu një përqendrim më të madh në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale në Evropë. Sovranitet digjitalnuk do të thotë vetëm rregullim, por edhe “të jesh në gjendje të mbash ritmin në fushën e teknologjisë”, argumentoi ministri, duke iu referuar industrisë evropiane të teknologjisë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hapet hoteli më i lartë në botë
Artikulli tjetër Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 persona vriten nga një sulm me armë zjarri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.