ADN-ja e Presidentit rus, Vladimir Putin, deri tani ka qenë një sekret, por sipas BILD identiteti i tij gjenetik është zbuluar pasi disa hakera arritën të futen në kompjuterin e një të afërmi të Putin.
Sipas raportimeve, i afërmi i Putin ka bërë një test të ADN-së në Dhjetor 2022 dhe mesa duket kishte ruajtur rezultatet në kompjuterin e tij duke përdorur një fjalëkalim jo të sigurt.
Gjyshërit e Putinit thuhet se kanë qenë stërgjyshërit e këtij kushëriri, i quajtur Mikhail Putin (58 vjeç). Sipas Bild, të dy kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25 për qind.
Mikhail dhe Vladimir të dy mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y, domethënë të njëjtin mutacion në kromozomet e tyre Y, sepse ata kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore.
Përveç kësaj, ADN-ja e nipit thuhet se i përket haplogrupit të rrallë E-V13. Haplogroup E-V13 e ka origjinën rreth 10,000 deri në 20,000 vjet më parë dhe gjendet kryesisht në Evropën Jugore dhe në Ballkan, ku trashëgohet përmes linjës mashkullore.
Ky varg gjenesh e ka origjinën në Kosovën e sotme.
Marrë nga Bild.de