KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë dihet për bllokadën detare të SHBA-së ndaj Iranit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Çfarë dihet për bllokadën detare të SHBA-së ndaj Iranit?
AktualeAnalizeBotaFokusOpinion

Çfarë dihet për bllokadën detare të SHBA-së ndaj Iranit?

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 8:06 am
31 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Bllokada detare amerikane ndaj anijeve që hyjnë në portet dhe zonat bregdetare të Iranit, hyri në fuqi, pasi bisedimet për paqe midis negociatorëve amerikanë dhe iranianë në fundjavë dështuan.

Ky veprim është përpjekja e fundit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ta detyruar Iranin të bëjë lëshime – duke përfshirë zotimin e tij për të mos krijuar armë bërthamore ose mjete për krijimin e një arme të tillë.

Bllokada vjen pas më shumë se një muaji sulmesh ajrore, si dhe pas një periudhe të gjatë me sanksione ekonomike kundër Iranit.

Aspekti ushtarak

Uashingtoni ka forca të konsiderueshme detare dhe ajrore në rajon, të cilat mund të pritet që ta zbatojnë bllokadën.

Për disa, kjo do të thotë kalim nga kryerja e sulmeve ajrore në ndalimin e anijeve civile.

Përpjekja për ta bërë këtë nga ose afër Ngushticës së Hormuzit – rrugë e ngushtë ujore përmes së cilës kalojnë eksportet iraniane, të transportuara me anije – mund t’i vërë në rrezik asetet detare amerikane nga sulmet e dronëve, raketave ose anijeve të vogla sulmuese të Iranit.

Sulmet ajrore amerikane dhe izraelite, që kanë zgjatur gati gjashtë javë, kanë degraduar rëndë kapacitetet iraniane, por Korpusi i fuqishëm i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka njësitë e veta detare, të përbëra nga këto anije të vogla, të cilat kanë vazhduar të sulmojnë anijet në Gjirin Persik.

“Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet BLLOKADËS sonë, ato do të ELIMINOHEN menjëherë”, shkroi Trump në mediat sociale, menjëherë pasi bllokada hyri në fuqi.

Rreziqet mund të minimizohen.

Duke pasur parasysh se, për shembull, rreth 90 për qind e dërgesave iraniane të naftës shkojnë në Kinë, forcat amerikane mund të rrinë duarkryq dhe të kontrollojnë bllokadën nga një distancë, ku do të ishin më pak të cenueshme.

“Ato mund të zgjedhin të pozicionohen jashtë Gjirit Persik… pa kontrolluar fizikisht Ngushticën [e Hormuzit]”, thotë Mohammad Farsi, ish-oficer detar nga Irani, për Radion Farda të REL-it.

“Ato nuk kanë nevojë të rrinë brenda ngushticës”, shton ai.

Megjithatë, Farsi dyshon se një qasje e tillë do të ishte efektive. Kjo do të nënkuptonte patrullimin e një zone shumë më të gjerë detare sesa ngushtica prej 30 kilometrash gjerësi.

Jeremy Stoehs, ekspert detar në Qendrën Austriake për Inteligjencë, Propagandë dhe Studime të Sigurisë (ACIPSS), pajtohet se do të ishte e vështirë.

“Bllokada në distancë do të përbënte një sfidë mjaft të konsiderueshme për forcat amerikane, sidomos pasi anijet civile errësohen për të shmangur ndalimin”, thotë Stoehs për Radion Evropa e Lirë.

“Marina amerikane është e njohur për mungesën e anijeve të vogla luftarake, siç janë fregatat”, sipas tij.

Ndikimi ekonomik

Vendimi për të shënjestruar transportin detar të lidhur me Iranin ka një logjikë të qartë ekonomike, siç shpjegohet në një dokument të fundit politik të Shteteve të Bashkuara.

“Të ardhurat nga nafta nga Kina përbëjnë rreth 45 për qind të buxhetit të Qeverisë së Iranit”, thuhet në dokumentin e botuar nga Kongresi amerikan më 16 mars.

Javëve të fundit, mbyllja pothuajse totale e Ngushticës së Hormuzit nga Irani për anijet e tjera – përveç të vetave – është përshkruar si pengesë për ekonominë botërore, duke e izoluar atë nga nafta, gazi dhe mallra të tjera thelbësore.

Bllokada amerikane synon ta shkatërrojë ekonominë iraniane, e cila vazhdoi të përfitojë nga eksportet e naftës, pavarësisht luftës që filloi me sulmet ajrore amerikane dhe izraelite më 28 shkurt.

“Irani, në fakt, ishte në gjendje të eksportonte sasi mjaft të mëdha të naftës së tij – të njëjta me ato të vitit të kaluar, në të njëjtin muaj”, thotë për Radion Evropa e Lirë Isaac Levy, analist në Qendrën për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA).

“Nëse SHBA-ja e bllokon, një gjë e tillë do ta ndalonte regjimin iranian të fitonte shumë, por do të shkaktonte presion në rritje mbi çmimet globale të naftës”, shton ai.

Ky rrezik ishte i dukshëm në orët e para pas njoftimit për bllokadën – çmimet e naftës bruto në Evropë u rritën në nivele rekord: rreth 150 dollarë për fuçi.

“Vendimi që ka marrë zoti Trump mund të ketë efekte serioze si në ekonominë amerikane, ashtu edhe në kohezionin e përgjithshëm shoqëror – veçanërisht në aspektin e barrës mbi konsumatorët amerikanë në pompat e benzinës”, thotë Mohammad Ghaedi, ligjërues në Universitetin George Washington, për Radion Farda të REL-it.

Kundërmasat iraniane mund ta rrisin dëmin ekonomik, thotë ai, duke shtuar se sulmet nga rebelët Huthi – të mbështetur nga Teherani në Jemen – me qëllim mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandab, që është një tjetër rrugë e rëndësishme transporti detar në Lindjen e Mesme, mund të “heqin nga tregu rreth 12 për qind të furnizimeve globale me energji”.

Kina

Bllokada mund të ketë gjithashtu pasoja të mëdha diplomatike.

Nuk është e qartë nëse anijet me flamur kinez po vizitojnë portet iraniane.

Komentet e mëparshme të Trumpit sugjeruan se bllokada do të shtrihej edhe tek anijet që paguajnë taksë për Iranin, për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit.

“Unë, gjithashtu, kam udhëzuar Marinën tonë të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i ka paguar taksë Iranit. Kushdo që paguan taksë të paligjshme, nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur”, tha ai.

Sipas kompanisë së inteligjencës detare Windward, dy anije kineze, He Rong Hai, cisternë, dhe Jin Hai Hua, transportues mallrash të mëdha, dolën nga ngushtica më 10 prill.

Të dyja filluan udhëtimet e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe, jo në Iran.

Nuk është e qartë nëse ato kanë paguar tarifën që Irani ka kërkuar – prej 2 milionë dollarësh për anije – për të mundësuar kalimin përmes rrugës ujore, dikur shumë të ngarkuar.

Vlen gjithashtu të përmendet se njoftimi i Komandës Qendrore të SHBA-së, CENTCOM, për bllokadën, thotë se ajo do të zbatohet për anijet që hyjnë në “zonat bregdetare” iraniane.

Kjo do të përfshinte rrugën e ndjekur nga shumë anije që deri më tani kanë kaluar nëpër ngushticë me bekimin e Teheranit.

Sidoqoftë, sekuestrimi ose hyrja e Marinës amerikane në një anije me flamur kinez mund të shkaktojë tensione të mëdha diplomatike, pikërisht kur Trump pritet të vizitojë Pekinin për një samit me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, muajin e ardhshëm.

Ekonomikisht, ndërsa Kina mbështetet tek Irani për furnizimet me naftë, ajo mund të mbrohet nga goditja e menjëhershme, për shkak të rezervave të mëdha të naftës që ka krijuar, para se të fillonte konflikti aktual.

Ajo është gjithashtu në gjendje të shfrytëzojë sasi relativisht të mëdha të naftës iraniane në det – shumica e së cilës tashmë ndodhet pranë brigjeve kineze.

Për më tepër, furnizimet iraniane përbëjnë rreth 8 për qind të importeve të naftës detare të Kinës. Kina mund ta gjejë këtë burim diku tjetër.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Papa i kundërpërgjigjet Trumpit: “Do të vazhdoj të flas”
Artikulli tjetër Britania e Madhe kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.